Theu mallkimin 9-vjeçar në Champions, Pioli: Ua kisha thënë lojtarëve që ishte e pamundur që ndodhte kjo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2022 | 21:58

Theu mallkimin 9-vjeçar në Champions, Pioli: Ua kisha thënë lojtarëve që ishte e pamundur që ndodhte kjo

Milani i është kthyer fitoreve në Ligën e Kampioneve në “San Siro” pas plot 9 vitesh. Një “tabu” e thyer për skuadrën e Piolit që natyrshëm ishte shumë i lumtur që skuadra e tij po ecën me një ritëm që duket se do i mundësojë vazhdimin në turne përtej fazës në grupe.

pioli

“Ky është hapi pozitiv i radhës. Ua kisha thënë lojtarëve të mi që ishte e pamundur që nuk kishim fituar ende në shtëpi në Ligën e Kampioneve. Ka kënaqësi për rezultatin, por mund të shënonim më shumë dhe duhej të mos kishim pësuar golin.

Vazhdoj të mendoj se në Itali dhe në Europë nuk është shumë ndryshe, paraqitjet varen nga ne. Nëse luajmë me konceptet tona, mund të mundohemi të fitojmë si në kampionat, edhe në Ligën e Kampioneve. Cilësia dhe intensiteti duhet të jenë sa më lart në Ligën e Kampioneve, por edhe të dielën ndaj Napolit.

A kemi ende mundësi përmirësimi? Absolutisht po dhe ndeshja e sotme është një dëshmi e mirë, Kishte situata që mund të menaxhonim më mirë. Duhet të ëndërrojmë natën dhe të punojmë ditën që të mundohemi të arrijmë ëndrrat tona”, tha ndër të tjera Pioli para gazetarëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"