Theu këmbën pas ndërhyrjes horror, futbollisti i Liverpulit i bën kërkesë të çuditshme federatës angleze

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2021 | 23:46

Theu këmbën pas ndërhyrjes horror, futbollisti i Liverpulit i bën kërkesë të çuditshme federatës angleze

Një episod i frikshëm ndodhi fundjavën që lamë pas ku mesfushori i Liverpulit, Harvei Eliot theu këmbën pas një dueli në fushë me futbollistin e Lidsit.

eliot

Gjyqtari reagoi menjëherë duke ndëshkuar me karton të kuq Paskal Strujik për ndërhyrjen horror në dëm të kundërshtarit. Por nuk përfundoi këtu, Strujik u dënua me 3 ndeshje pezullim nga Federata Angleze për këtë rast.

I menjëhershëm ishte dhe reagimi i Eliot i cili për hir të vërtetës bëri një gjest të madh. Mesfushori 18-vjeçar i kërkoi federatës që Strujik mos të ndëshkohej kaq rëndë për ndërhyrjen horror. Eliot komentoi në një postim të ‘’Sky Sport’’ në Instagram duke shkruar:

‘’Më vjen keq për këtë Paskal. Besoj se ishte gabim. Do të kalojë shpejtë vëlla dhe do të rikthehesh, qëndro pozitiv’’, shkruan 18-vjeçari.

talenti

Një gjest i madh nga ana e talentin anglez që e nënkupton gjithçka si të paqëllimshe duke mos bërë fajtor kundërshtarin që i theu këmbën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"