Thesi bosh i Barcelonës, rrezikohet operacioni… “Levandovski”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2022 | 8:57

Thesi bosh i Barcelonës, rrezikohet operacioni… “Levandovski”

Te Barça ata kanë një plan. Drejtuesit e sportit dhe stafi stërvitor e kanë të qartë se çfarë duan të bëjnë, por janë të vetëdijshëm se ka faktorë që do të kufizojnë ndjeshëm hapësirën e tyre të veprimit.

mini_2022-02-20-VALENCIA-BARCELONA-49

Ata e dinë që gjendja ekonomike e klubit nuk është e mirë dhe se do të jetë e nevojshme të tregohet imagjinatë për të gjetur zgjidhje.

Deri më tani, gjithçka sipas planit. Problemi qëndron te lojtarët në largim. Është thelbësore të lehtësohet skuadra për të hequr barrën e pagave, për të marrë të ardhura dhe për të krijuar vend për nënshkrime.

Dhe është e vështirë të largohesh nga një klub si Barça. Përveç të qenit një nga më të mëdhenjtë në Europë dhe të paguani rroga të mira, është normale që çdo destinacion i ri të duket si një gjë e vogël.

Një hap prapa në karrierën e një lojtari. Futbollistët refuzojnë të largohen.

Ose të paktën të bëhet sipas kushteve që kërkon klubi i Barçës. Tashmë ka disa raste që nuk e kanë pasur problem të thonë publikisht se nuk kanë ndër mend të lëvizin.

Ata kanë një kontratë të vlefshme dhe e dinë se kjo u jep forcë në këtë situatë. Kjo do të ndikojë shumë, sidomos në merkaton në hyrje. Pas shumë thashethemeve për një transferim të Levandovskit nga Bajerni, shtypi ka rënë pushim.

Dhe arsyeja duket se ka të bëjë me “heshtjen” e përkohshme të Barçës. Katalanasit janë ndalur dhe në transferimin e Gajas dhe Soler, lojtarë që do t’u kushtonin spanjollëve 70 milionë euro, para që nuk ekzistojnë për momentin dhe që duhet të gjenerohen nga lojtarët që do të shiten dhe nga ata që do të ndërpresin kontratën me katalanasit.

Ndërkohë që Levandovski është në pritje dhe pasi ka kërkuar me ngulm largimin nga Mynihu, nuk kërkon t’i mbesë në derë Bajernit.

Thesi është në bosh te spanjollët dhe kjo mund të ketë një impakt në formimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Ksavi kërkon që të ketë një skuadër të plotë deri në fund të qershorit pasi kampionati nis më herët se zakonisht dhe trajneri nuk kërkon të nisë fazën përgatitore me lojtarë mangët.

Lojtarë si Pjaniç, Brethuejt dhe Dest duhet të largohen për t’u lënë vendin të tjerëve, operacioni “fshesa” në Barcelonë sapo ka nisur…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"