“Thembra e Akilit” janë penalltitë, ish-portieri i Milanit vendos rekord ndaj Mesit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2018 | 15:45

“Thembra e Akilit” janë penalltitë, ish-portieri i Milanit vendos rekord ndaj Mesit

Espanjoli falënderon Diego Lopezin për fitoren në aktin e parë të çerekfinales së Kupës së Mbretit, ndërsa përpara portierit duhet të përulet Lionel Mesi dhe e gjithë Barcelona. Pikërisht kështu, sepse ish-gardiani i Milanit ka hyrë në histori të mërkurën në mbrëmje, duke qenë se ai është i vetmi deri tani, që ka mundur ta ndalë dy herë “Pleshtin” argjentinas nga pika e penalltisë.

Diego Lopez

Diego Lopez, jo vetëm që i dha forcë skuadrës së tij, duke ndalur me një fluturim në të majtën e tij (minuta 63) goditjen e Mesit dhe duke mbajtur rezultatin në 0-0, por në të njëjtën kohë ka një arsye më shumë për t’u krenuar, duke qenë se ai është shndërruar tashmë në një nga makthet e Lionel Mesit.

Pas pritjes së të mërkurës, portieri e kishte ndalur numrin 10 të katalanasve edhe më 31 janar 2007, në një Barcelona-Vijareal 1-0, sërish një takim i vlefshëm për Kupën e Mbretit (ndeshja e kthimit në çerekfinale).

Për statistikë, ka qenë edhe një tjetër portier që ka parë Mesin të gabojë dy herë përballë tij, por në rastin e Ruben Martinezit, një prej goditjeve Leo e dërgoi shumë lart mbi traversë (Barcelona-Levante 4-1, më 20 shtator 2015), ndërsa më 17 dhjetor 2017, e ndali sulmuesin, ndonëse Barcelona fitoi 4-0 ndaj Deportivos.

PENALLTITË E MESIT – Edhe njëherë tjetër, goditja nga 11 metrat u konfirmua si “Thembra e Akilit” së Lionel Mesit. Në karrierën e tij me Barcelonën, ai ka pasur rastin të godasë 86 penallti, nga të cilat ka mundur të drejtojë në rrjetë 65 (21 i ka gabuar). Përqindja e tij e shënimit nga pika e bardhë në rang klubi është 75.5 për qind.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"