Thellohet skandali, presidenti Keler: Futbolli gjerman duhet pastruar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 9, 2020 | 23:50

Thellohet skandali, presidenti Keler: Futbolli gjerman duhet pastruar

Presidenti aktual i federatës gjermane, Fric Keler, i cili mori detyrën në 2019-ën pas largimit të Grindelit, tha se DFB-ja do të “mbështesë plotësisht” hetimin në vazhdim. “Unë jam për të hedhur dritë mbi këtë skandal në mënyrë që futbolli të ketë një të ardhme të pastër, – u tha Keler gazetarëve.

50119313_101

– Unë kam qëndruar për hapjen dhe transparencën, kështu që mbështetja e shtetit për një hetim mund të jetë e mirëpritur”. Rreth 200 zyrtarë u vendosën në kërkimet që u bënë nëpër disa vende në pesë shtete federale. “Bazuar në hetim, deri më tani ekziston dyshimi se të akuzuarit e dinin për pasaktësinë e taksave, por me vetëdije e zgjodhën atë për t’i dhënë DFB-së një avantazh të madh tatimor”, tha zyra e prokurorëve në një deklaratë.

Ajo nuk përmendi emrat e gjashtë personave dhe as nuk dha detaje të pozicioneve të tyre brenda organizatës, por tha se DFB kishte nënshkruar një marrëveshje në 2013-ën me një kompani zvicerane për tregtimin e parullave të saj pranë fushës. Zyra e prokurorëve tha se përkundër marrëveshjes, DFB ende kishte një fjalë në zgjedhjen e kompanive që blejnë hapësirë në mënyrë që të mbrojë sponsorët e saj kryesorë.

Ndërkohë, “Bild” zbuloi një tjetër detaj rreth këtij skandali, duke thënë se disa prej të akuzuarve u munduan t’i shmangeshin policisë, çka i shton dyshimet ndaj tyre. Sipas mediave gjermane, ky skandal është akoma edhe më i thellë dhe që prek pothuajse të gjithë administratën, sidomos njerëzit pranë ish-presidentit Grindel, të cilët kanë kryer shkelje me vetëdije. Prokuroria e Frankfurtit ka përshpejtuar dosjen dhe shumë shpejt pritet që t’i kërkojë gjykatës që gjyqi për të akuzuarit të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur. Një ngjarje që ka tronditur të gjithë opinionin sportiv në Gjermani dhe jo vetëm.

watch

Ish-presidenti Rainhard Grindel

Nuk ka ende asnjë reagim nga të akuzuarit, si nga ish-presidenti Grindel as nga ai i Borusias së Dortmundit, i cili mendohet të jetë pjesë e këtij skandali që nuk do të kalojë pa pasoja për të implikuarit ashtu edhe për vetë futbollin gjerman që edhe në të kaluarën është përballur me skandale të tilla. Kujtojmë se pas Botërorit në Gjermani 2006, Franc Bekenbauer është akuzuar për marrje ryshfeti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"