Thellohet skandali në KOKSH/ Tatjana Marash: Sulmi ndaj meje është vepër e FIdel Yllit. Kreshnik Leka, burrë pa b*le

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2022 | 17:48

Thellohet skandali në KOKSH/ Tatjana Marash: Sulmi ndaj meje është vepër e FIdel Yllit. Kreshnik Leka, burrë pa b*le

Pas akuzave të presidentit të FSHP-së, Elez Gjoza, shefit të Teutës Kreshnik Leka dhe sekretarit të shtangës Florian Hoxha, për kërkim parash kundrejt votës, ka ardhur edhe kundërreplika nga Tajtana Marashi, drejtoreshë në klubin shumësportësh Skënderbeu. “Janë njerëz të paguar nga presidenti Gjoza. Këta persona do t’i marrin përgjigjet nëpër gjykata”, thotë fillimisht Marashi në një prononcim për “Panorama Sport”. Ndërkohë përmasat e këtij skandali thellohen, teksa anëtarja e Komitetit Ekzekutiv të KOKSH-it, tashmë akuzon drejtpërdrejt presidentin e Komitetit Olimpik, Fidel Yllin.

marash

“FIDEL YLLI ËSHTË NË MINORANCË” – Sipas drejtueses së klubit korçar, e cila është gjithashtu edhe anëtare e Komitetit Ekzekutiv në KOKSH, ky është një sulm i orkestruar nga presidenti i Komitetit Olimpik, Fidel Ylli: “Ky sulm ndaj meje është i ideuar dhe i dirigjuar nga Fidel Ylli, pasi ai nuk e drejton dot Komitetin Olimpik. Ylli është në minorancë edhe pse është president dhe nuk i bën dot qokat që ai ka qejf të bëjë me paratë e KOKSH-it. Është një luftë ndaj meje në mënyrë që Ylli të fitojë numrat në Komitetit Ekzekutiv. Duke qenë se 7 anëtarë të kryesisë i ka kundër, përfshirë këtu edhe Tatjana Marshin, prej dy muajsh më bën shantazh që të jap dorëheqjen, sepse në të kundërt do të më pijë e zeza. Ylli nuk ka nën kontroll 3/4 e KE-së dhe po përdor si marioneta llumin e sportit. Fidel Ylli e ka thurur klanin në Uzbekistan, së bashku me dallëndyshen e pastërtisë në sport, Elez Gjozën, si dhe Kreshnik Lekën”, deklaron Marashi.

“KRESHNIK LEKA, BURRË PA BOLE” – Ndërkohë, pas deklaratës së Kreshnik Lekës, teksa ky i fundit konfirmonte se Marashi kishte kërkuar para në këmbim të votës së saj në zgjedhjet e shtangës, zyrtarja e Skënderbeut u shpreh: “Kreshnik Leka është kolegu im dhe unë e dija që e kisha mik. Ai është një person që ka kaluar ishemi cerebrale, ndërsa këta e marrin si trajner në Kombëtare. Leka nuk ka të drejtë as të jetë në timon, e jo më të drejtojë skuadra. E çojnë në Kombëtare pa pasur asnjë sportist të vetin. E marrin e përpunojnë dhe e përdorin. Si burrë pa bole që është po përdoret për interesa meskine për të kapur ndonjë rrugë jashtë shtetit”.

“DUAN TË MË ZËVENDËSOJNË ME GJOZËN” – Tatjana Marashi thotë se kjo gjë po bëhet për t’i siguruar Elez Gjozës një vend në Komitetin Ekzekutiv të KOKSH-it: “Me largimin tim nga Komiteti Olimpik, presupozohet që të vijë Elez Gjoza për të mbështetur me të drejtë vote Fidel Yllin, i cili është një dështak. Ky është i gjithë qëllimi i tyre dhe për këtë i kanë hapur luftë një femre, duke u përpjekur që ta denigrojnë, në mënyrë që të dorëhiqet. Por, unë nuk jam aq qenie e butë që të dorëhiqem, kur e drejta është me mua”.

“JA PSE IKA NGA KD-ja E SHTANGËS” – Marashi edhe një herë mohon akuzat e bëra kundrejt saj për kërkim parash në këmbim të votës, ndërsa tregon versionin e saj mbi arsyet e dorëheqjes nga këshilli drejtues i FSHP-së: “Në zgjedhjet e federatës së peshëngritjes, nëse Elezi mori 10 vota, unë mora 16. Duke parë këtë raport, atëherë për aferat korruptive që përmend Gjoza, i bie që unë të jem shpërndarësja apo mbledhësja. E dyta, nëse jam një person i korruptuar, i bie që kur të shkoj në kryesi duhet të qëndroj si pulë, sepse duhet të hash atë m… që ke gatuar, ndërkohë që unë nuk dal si m… por si shqiponjë, pasi ua kam plasur në fytyrë. U them që ku vajtën lekët e Briken Caljes, pse ka ikur sekretari pa adresë duke u zhdukur? Ata vetë e pranuan që i ka futur lekët në kriptomonedhë, që është një shkelje akoma më flagrante, sepse me sa di unë është një vepër penale. Janë këto arsyet e dorëheqjes sime nga bordi i peshëngritjes”, përfundon replikën e saj Tatjana Marashi.

ARTIN LLESHAJ – PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE: EKSKLUZIVE/ E akuzoi se kërkonte para për votën, reagon Tatjana Marash: Gjozën e çoj në gjyq për shpifje

EKSKLUZIVE/ Skandal te shtanga, Gjoza akuzon për korrupsion: Më kërkoi lekë për votën, KOKSH të përjashtojë Marashin

Paratë për votën, sekretari i FSHP-së: Marashi të largohet

EKSKLUZIVE/ Thellohet skandali, Bezhani: SPAK të hetojë Elez Gjozën!

Skandali te shtanga / Shefi i Teutës, Leka: Gjoza ka të drejtë, ja çfarë ndodhi në mbledhje…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"