“The Sun” zbulon të ardhurat e Xhakave: Ja ku i çojnë paratë (FOTO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2016 | 14:31

“The Sun” zbulon të ardhurat e Xhakave: Ja ku i çojnë paratë (FOTO)

Mediat britanike zbulojnë të tjera detaje për vëllezërit Xhaka. Në një intervistë të dhënë për “The Sun” një ditë më parë, ylli i Arsenalit me origjinë shqiptare Granit Xhaka, ka treguar për mënyrën se si ai dhe vëllai i tij shpenzojnë paratë.

epa05357291 Switzerland's Granit Xhaka (R) and his brother Taulant Xhaka of Albania embrace after the UEFA EURO 2016 group A preliminary round match between Albania and Switzerland at Stade Bollaert-Delelis in Lens Agglomeration, France, 11 June 2016. (RESTRICTIONS APPLY: For editorial news reporting purposes only. Not used for commercial or marketing purposes without prior written approval of UEFA. Images must appear as still images and must not emulate match action video footage. Photographs published in online publications (whether via the Internet or otherwise) shall have an interval of at least 20 seconds between the posting.) EPA/ROLEX DELA PENA EDITORIAL USE ONLY

Xhaka thotë se pjesën më të madhe të parave ia dorëzon familjes. Të njëjtën gjë sipas tij bën edhe i vëllai, Taulanti.

“Ne i detyrohemi për gjithçka familjes tonë dhe dëshirojmë që t’i kthejmë diçka mbrapsht, por jemi edhe të rinj dhe naiv përsa i përket lekëve, të cilat mund të ikin shpejtë”,-është shprehur 23-vjeçari. Ndërsa ka shtuar se rreth 80% e të ardhurave të tij dhe të vëllait u shkojnë prindërve.

nintchdbpict000243702378-e1465674753614

Granit Xhaka firmosi pak javë më parë një kontratë më Arsenalin. Shuma që ai përfiton në Premier Ligë thuhet se është rreth 110 mijë paund në javë.

Aktualisht, të dy vëllezërit ndodhen në Francë në kuadër të turneut më të madh të futbollit në Europë. Granit dhe Taulant Xhaka u përballën një ditë më parë në ndeshjen Shqipëri-Zvicër.

13413938_1194633767222621_1014432948_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"