“The Guardian” shpall 100 yjet e vitit 2022, “Panorama Sport” pjesë e votimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2023 | 21:44

“The Guardian” shpall 100 yjet e vitit 2022, “Panorama Sport” pjesë e votimit

Për të 11-in vit radhazi, prestigjiozja britanike “The Guardian” mblodhi panelin me “gjykatësit” nga vende të ndryshme të botës për të zgjedhur 100 futbollistët më të mirë në botë për vitin 2022. Vlerësimet këtë vit u bënë pak më vonë se vitet e tjera për shkak të Botërorit që përfundoi në dhjetor.

the guardian panorama sport

Paneli i votuesve, i përbërë nga ish-futbollistë, trajnerë, transmetues, reporterë, redaktorë dhe korrespondentë, kryesohet prej 14 profesionistësh aktualë, si dhe ish-futbollistëve që në total numërojnë 558 ndeshje me kombëtaret e tyre respektive. Emra të mëdhenj të futbollit si Maikon, Fatih Terim dhe Avram Grant iu bashkua panelit të “gjykatësve” për edicionin e 11-të.

Në panelin e transmetuesve, reporterëve, redaktorëve dhe korrespondentëve, këtë vit hodhi votën e saj edhe gazeta “Panorama Sport” përmes gazetarit Ermal Kuka.

ERMALI555

Si funksionon:

Të gjithë votuesit renditën 40 futbollistët prej një liste me me shumë lojtarë të dërguar nga “The Guardian” me pyetjen e thjeshtë: Kush është futbollisti më i mirë në botë për vitin 2022? Zgjedhja e parë vlerësohej me 40 pikë, e dyta me 39 deri tek i 40-ti që merr një pikë. Lionel Mesi, Kilian Mbape dhe Karim Benzema ishin 3 futbollistët me numrin më të madh të votave:

Për të parë listën e plotë të 100 futbollistëve më të mirë të vitit 2022 klikoni linkun: https://www.theguardian.com/football/ng-interactive/2023/jan/24/the-100-best-male-footballers-in-the-world-2022

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"