“The Guardian” identifikon kërcënuesit e Anglisë/ Gjimshiti dhe Broja trembin ishullorët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2021 | 11:20

“The Guardian” identifikon kërcënuesit e Anglisë/ Gjimshiti dhe Broja trembin ishullorët

Anglia ka pasur short relativisht të lehtë në kualifikueset e saj në Botëror dhe Europian dhe Katar 2022 e konfirmoi këtë. Rivali kryesor i “Tre Luanëve” mbetet Polonia, ndërsa skuadrat e tjera do përpiqen të bëjnë surprizën. “The Guardian” e cilëson një ndeshje mbi lëkurën e bananes atë të nesërmen në Tiranë. Por, pavarësisht se anglezët e njohin supremacinë e skuadrës së tyre, ata presin probleme nga 10 lojtarë në veçanti, 2 prej të cilëve janë nga kuqezinjtë e Rejas. Pas kërcënimit kryesor që vjen nga polakët Robert Levandovski apo Zielinski, prestigjiozja britanike regjistron edhe dy emra që mund t’i hapin punë kombëtares së Sauthgejtit. Të dy kalojnë në lupën e anglezëve në këtë mënyrë…

gjimshiti shqiperi france

GJIMSHITI – “Ashtu si Hungaria, Shqipëria nuk është një kullojsë makaronash në mbrojtje, me një kontingjent të fortë të Serisë A, si në portë ashtu edhe në mbrojtje. Dikur mbrojtësi i Napolit, Hysaj, konsiderohej ylli, por kolegu i tij tek Atalanta, Berat Gjimshiti, ka bërë hapa të mëdhenj vitet e fundit. Leximi i tij i lojës dhe përqendrimi janë të rëndësishëm në klubin e tij që prodhon një lojë të rrjedhshme, ku ai bën 2.4 ndërprerje aksionesh për 90 minuta. Është gjithashtu i shkëlqyer në ajër dhe i fortë në dyluftimet fizike”.

Broja2

BROJA – “Armando është aktualisht i huazuar nga Çelsi te Viteshe, ku po shijon shtëpinë e përkohshme ashtu si shumë yje të akademisë së bluve në të shkuarën. I lindur në Slaf, me prindër shqiptarë dhe me një të shkuar në akademinë e Totenhemit, në moshën 8-vjeçare kaloi te rivalët. Me 9 gola dhe 2 asiste në vetëm 1383 minuta në kampionatin holandez, ai është një nga talentet më premtuese në Europë”.

ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"