Teuta zgjohet në pjesën e dytë, por Flamurtari merr fitore në Durrës (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2017 | 18:53

Teuta zgjohet në pjesën e dytë, por Flamurtari merr fitore në Durrës (VIDEO)

Flamurtari ka arritur të marrë një fitore mjaft të rëndësishme në transfertë ndaj Teutës, teksa e ka mposhtur në Durrës me rezultatin 1-2. Vlonjatët kaluan në avantazh që në minutën e 3-të me anë të Bushiç, ndërkohë që në minutën e 37 sulmuesi kroat shënoi edhe golin e dytë.

teuta flamurtari

Trajneri Magani e nisi pjesën e dytë me dy zëvendësimi dhe loja e Teutës ndryshoi duke rritur presionin ndaj kundërshtarit, por u arrit të shënohej vetëm një gol me anë të Hilës në minutën e 76. Pas këtij takimi, Flamurtari ngjitet në vendin e 3-të me 6 pikë, po aq sa Teuta që mban vendin e 4-t.

Komenti minutë pas minute

90+6′ Përfundon ndeshja.

90+4′ Flamurtari kryen zëvendësimin e tretë. Largohet Useini, në fushë Zhufo.

87′ Musta ndëshkohet me karton të verdhë.

86′ Flamurtari kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Kamara, në fushë Liçaj.

85′ Rast i mirë për Teutën, por pas një rrëmuje në zonë, topi devijohet në goditje këndi.

84′ Kamara ndëshkohet me karton të verdhë.

80′ Siljanovski ndëshkohet me karton të verdhë.

80′ Lena ndëshkohet me karton të verdhë.

78′ Flamurtari kryen zëvendësimin e parë. Largohet Alvesh, në fushë Hyseni.

teuta

76′ Lena ekzekuton penalltinë por Nurkoviç pret dhe kthen topin në lojë dhe në këtë moment është Hila që e godet drejt portës duke ngushtuar shifrat.

74′ Çyrbja tenton të futet në zonë por pengohet nga Pollozhani në hyrje të zonës dhe arbitri ndal lojën. Asisteni i tij i kërkon të akordojë penallti.

68′ Latif tenton me një goditje brenda zonës, por topi shkon jashtë.

67′ Çyrbja tenton me një goditje parabël nga jashtë zonës, por topi shkon jashtë mbi traun e portës.

66′ Teuta kryen zëvendësimin e tretë. Largohet Dediç, në fushë Latif.

62′ Shehaj tenton me një goditje brenda zonës, por topi shkon jashtë mbi traun e portës.

59′ Kamara ka një rast të mirë teksa ka hapësirë përballë Kastratit, por tregohet egoist dhe godet jashtë, ndërkohë që Bushiç priste pasimin në një pozicion shumë më të mirë.

58′ Teuta e ka rritur ndjeshëm presionin ndaj Flamurtarit, por ende mungojnë rastet e rrezikshme për gol.

49′ Sidibe ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar.

46′ Fillon pjesa e dytë. Flamurtari luan topin e parë.

46′ Teuta bën dy zëvendësime. Largohen Olausina dhe Sykaj, në fushë Shkalla dhe Shehaj.

45+1′ Mbyllet pjesa e parë.

43′ Hila ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar.

42′ Kamara tenton me një goditje të rrezikshme brenda zonës, por topi shkon jashtë.

40′ Tenton me një goditje me kokë një nga lojtarët e Teutës, por topi kontrollohet nga Nurkoviç.

bushic1

37′ Flamurtari shënon edhe golin e dytë. Siljanovski pason një top në qendër të zonës që nga krahu i djathtë dhe Bushiç e godet saktë duke e dërguar në rrjetë.

34′ Danilo Alvesh ka një rast mjaft të mirë në zonë, por gjuajtja e tij devijohet në goditje këndi.

24′ Çyrbja tenton me një goditje diagonale nga jashtë zonës, por topi përfundon në duart e Nurkoviçit.

21′ Hrkaç ekzekuton një goditje dënimi duke tentuar portën, por Nurkoviç kontrollon topin pa vështirësi.

10′ Kalojnë në qetësi këto minuta teksa mungojnë rastet e rrezikshme.

bushic

3′ Flamurtari kalon në avantazh. Kamara futet në zonë nga krahu i djathtë i zonës dhe pason në qendër për Bushiç, i cili në pozicion ballor me portën godet lehtë topin dhe shënon.

1′ Fillon ndeshja. Teuta luan topin e parë.

TEUTA – FLAMURTARI 1-2
Hila 76′ / Bushiç 3′, 37′

Teuta: Kastrati, Oluasina (Shkalla 46′), Hrkaç, Sykaj (Shehaj 46′), Beqja, Hila, Lena, Çyrbja, Dosti, Dediç (Latif 66′), Osemene
Trajner: Gugash Magani

Flamurtari: Nurkoviç, Siljanovksi, Jakovljeviç, Pollozhani, Mersini, Sidibe, Useini (Zhufo 90+4′), Musta, Kamara (Liçaj 86′), Alvesh (Hyseni 78′), Bushiç
Trajner: Shpëtim Duro

Gjyqtar: Kreshnik Cjapi

KV: Hila 43′, Lena 80′ / Sidibe 49′, Siljanovski 80′, Kamara 84′, Musta 87′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"