Teuta vazhdon me fitoret, një gol mjafton në miqësoren me Egnatian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2019 | 18:36

Teuta vazhdon me fitoret, një gol mjafton në miqësoren me Egnatian

Teuta ka zhvilluar ditën e sotme një miqësore me ekipin e Egnatias, duke përfituar nga pauza e kampionatit prej ndeshjeve të kombëtareve.

egnatia teuta

Në fushën e qytetit të Rrogozhinës, ekipi i Bledi Shkëmbit fitoi minimalisht 0-1, me një gol që erdhi vetëm në minutën e 89-të të takimit, me penallti nga Emiliano Vila.

Djemtë e detit mbyllin kështu përgatitjet për këtë javë, ndërsa dita e dielë do të jetë pushim. Nga e hëna, grupi i Shkëmbit i rikthehet stërvitjes, ku të gjithë do të përqendrohen tek ndeshja e javës së katërt në Superiore përballë Vllaznisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"