Teuta, Todorovski: Nuk e nënvlerësojmë Flamurtarin, por luajmë vetëm për fitore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 21, 2019 | 18:20

Teuta, Todorovski: Nuk e nënvlerësojmë Flamurtarin, por luajmë vetëm për fitore

Teuta do të përballet ditën e diel ndaj Flamurtarit që po kalon një krizë të thellë. Bllagoja Todorovski, mbrojtësi i Teutës, në një prononcim për “Panorama Sport” ka folur për këtë takim dhe jo vetëm, duke thënë se Flamurtari pavarësisht momentit jo të mirë, mbetet një skuadër e fortë dhe do të ketë vlerësim maksimal nga Teuta. 

blagoja todorovski

Keni marrë tri pikë me kampionët e Partizanit. Sa e rëndësishme është kjo për ekipin? 

Ishte një fitore e merituar nga ana jonë. Një fitore që për ne ishte shumë e rëndësishme për vazhdimësinë. Partizani është një skuadër shumë e mirë, por këtu në Durrës ne kemi fituar edhe me ekipe të tjera pretendente. Ndaj nuk është çudi edhe ndalesa e Partizanit, pasi ne kemi dhe më shumë mundësi se kaq.

Si e shikoni gjendjen e skuadrës para ndeshjes në Vlorë?

Gjendja fizike e lojtarëve në prag të kësaj sfide paraqitet optimale. Grupi po funksionon mirë. Po punojmë mirë në të gjitha aspektet. Kemi konsideratë për Flamurtarin. Neve na duhet të jemi në kondicionin më të mirë të mundshëm. Duhet të shprehim potencialin në fushën e lojës, ndryshe do ta humbim këtë sfidë.

blajigo todorovski

Mendoni se tri pikët janë detyrim ndaj ekipit të vendit të fundit?

Ne duhet të jemi shumë të vëmendshëm në çdo ndeshje. Prandaj dhe në takimin e radhës në Vlorë duhet të jemi shumë seriozë dhe të mos i lejojmë vetes asnjë gabim. Nuk duhet të nënvlerësojmë asnjë kundërshtar, pavarësisht renditjes që ka në tabelë. E kam thënë dhe më parë, jam nga ata që asnjëherë nuk firmos për barazim. Në këtë sport kur përgatitesh për një pikë, zakonisht humbet, ndaj edhe ne do të përgatitemi të marrim maksimumin. Nuk do të shkojmë në Vlorë për 1 pikë, por për të fituar dhe për këtë do të japim 150% që të kënaqen edhe tifozët e Teutës.

A ndihet Teuta nën presion para kësaj ndeshjeje? 

Jo. Ekipi nuk është nën presion para kësaj ndeshjeje. Për ekipin është një situatë normale dhe të gjithë e dimë që është një takim, i cili duhet fituar me çdo kusht.

Teuta festa e golit (1)

 Çfarë ambienti keni gjetur te Teuta, jeni përshtatur siç duhet me ekipin dhe lojën? 

Nuk më duhet fare kohë pasi jam përshtatur që në fazë përgatitore në verë, stafi dhe shokët ma bënë shumë të lehtë të ambientohem dhe jam përshtatur mjaft mirë.

A i trembeni konkurrencës në ekip?

Aspak, por e vlerësoj shumë, siç përmenda, më e rëndësishme është që ekipi të ecë me fitore, pastaj kush do luajë, ta vlerësojë stafi në bazë të formës së lojtarit.

Zamir Qypi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"