Teuta s’ka kohë për të qarë Kukësin, tani nis “malorja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2018 | 12:50

Teuta s’ka kohë për të qarë Kukësin, tani nis “malorja

Starti i sezonit për Teutën ishte pozitiv. Sigurisht, që edhe ndaj Kukësit, tentativat mund të ishin shfrytëzuar më saktë dhe kërkesa për një rezultat pozitiv nuk mungoi. Mirëpo, fusha dha verdiktin e humbjes së parë për të besuarit e Bledi Shkëmbit.

teuta1

Mbase, ky mund të jetë një ogur i keq, duke parë edhe kalendarin që pret “djemtë e detit”. E si të mos mjaftonte takimi me Kukësin, përballë është sfida në transfertë. Me Luftëtarin, Teuta përballet në Gjirokastër, ku do të tentohet edhe triumfi i parë jashtë fushës për këtë edicion. Një nga problemet kryesore ndaj Kukësit, përveç fatit që nuk e kishte me vete në ndeshjen e fundit si dhe forma e mirë e portierit të Kukësit, Frashëri, ishte mungesa e shënjestrës në veprimet sulmuese.

teuta-oher-endri-vrapi-750x430 (1)

Pasi ndërtohej gjithçka mirë, mungesa e finalizimit me saktësi e aksioneve, ishte një nga defektet e shfaqura të Teutës. Mirëpo, si të mos mjaftojë transferta me Luftëtarin, “malorja” shton koeficientin e vështirësisë më tej me dy takimet ndaj Skënderbeut në Durrës dhe ndaj Partizanit në kryeqytet. Mes tyre, futet edhe përballja në Kupë me Turbinën. Katër ndeshje që do të kenë peshë për “Djemtë e Detit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"