Teuta si kantier, ja çfarë ndodh me stadiumin “Niko Dovana”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2021 | 14:43

Teuta si kantier, ja çfarë ndodh me stadiumin “Niko Dovana”

Në stadiumin “Niko Dovana” vijojnë punimet për fushën e re që do të vendoset së shpejti. Aktualisht është hedhur edhe shtresa e fundit e rërës, ndërkohë që kanë mbaruar punimet me drenazhimin dhe sistemin e vaditjes.

NIKO DOVANANga punimet në fushën e stadiumit “Niko Dovana”

Mbeten edhe detaje të vogla për të nisur shtrimin e barit natyral, që natyrisht do të kërkojë kohën e vet. Nuk ka ende garanci nëse gjatë këtij viti do të luhet në “Niko Dovana”, por e sigurt është që deri në janar 2022 fusha do të jetë 100% gati.

256069803_1316221182135504_9187902017241741795_n (1)

STADIUMI – Teuta-Skënderbeu është ndeshja që mbyll edhe fazën e parë të Superiores, por siç dihet, stadiumi “Niko Dovana” është në proces pune dhe tashmë priten vetëm disa detaje të vogla para se të mbërrijë edhe bari i fushës, kështu që dhe sfida ndaj korçarëve do të luhet jashtë Durrësit.

Ende nuk është vendosur stadiumi ku do të zhvillohet kjo sfidë që në program është të dielën në orën 13:45.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"