Teuta rrezikoi 3 pikët, Frashëri: Kam luajtur i dëmtuar, nuk u paraqitëm mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2020 | 18:31

Teuta rrezikoi 3 pikët, Frashëri: Kam luajtur i dëmtuar, nuk u paraqitëm mirë

Portieri i Teutës Stivi Frashëri arriti të mbronte fitoren e skuadrës durrsake duke i mohuar Bylisit arritjen e barazimit.

bandicam 2020-01-26 18-20-57-564

Pas fitores minimale 1-0 kundër ballshiotëve, gardiani i “djemve të detit” i bëri apel ekipit të përmirësojë paraqitjet në fushë sepse pritshmëritë janë më të mëdha për këtë sezon.

Frashëri pranoi se ka luajtur i dëmtuar dhe i është dashur të sakrifikojë për skuadrën.

Fitorja e parë për 2020 – Paraqitja jonë nuk ishte në nivelin më të mirë, presim më shumë. Pikët të detyrojnë të bësh atë paraqitje në fushë. Kam luajtur i dëmtuar, dy ditë nuk kam bërë stërvitje. I falenderoj të dy trajnerët e portierëve Rizvanin dhe Fredin. Duhet të sakrifikosh për skuadrën. S’kam qenë në 100%-shin tim më të mirë. Nuk kam si objektiv të bëj fotografi dhe të japë shfaqje.

Pritshmëritë – Shpresoj që në ndeshjet e ardhshme të japim më shumë sepse kemi shumë potencial.

Vështirësia për të shënuar – E kemi patur të vështirë fazën e finalizimit. Goli i dytë do të na jepte sa më shumë qetësi”, përfundoi portieri i Teutës Stivi Frashëri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"