Teuta pret fitoren e radhës, Qirko: Kapim vendin e katërt, kundër Egantias do të bëjmë maksimumin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2023 | 10:45

Teuta pret fitoren e radhës, Qirko: Kapim vendin e katërt, kundër Egantias do të bëjmë maksimumin

Teuta do të kërkojë sot fitoren e radhës ndaj Egnatias në ndeshjen që do të luhet në orën 16:00 në stadiumin “Niko Dovana”. Durrsakët shpresojnë te vendi i katërt dhe presin që në ndeshjen e rivalëve, Vllaznia-Laçi, të ketë një rezultat favorizues për ta, që mund të ishte barazimi. Në një bisedë për “Panorama Sport”, portieri Pano Qirko, beson shumë se në fund Teuta do të shkojë në Europë. Vlonjati që është kthyer në një pikë e fortë te “djemtë e detit” vlerëson rrogozhinasit, por sipas tij, Teuta ka një motiv më shumë.

qirko

Pano, u rikthyet te fitorja ndaj Kastriotit dhe tashmë jeni në lojë për vendin e katërt…

Po, ishte një fitore shumë e rëndësishme. Për ne nuk ishte një ndeshje e lehtë. Kastrioti është një ekip i mirë, por luajtëm me zgjuarsi dhe ia dolëm. Duhet të vazhdojmë në të njëjtën rrugë dhe të besojmë të vazhdimësia. Kemi luajtur mirë në shumicën e ndeshjeve, por na ka munguar dehe pak fati, por mendoj se jemi në rrugën e duhur.

Do të prisni Egantian që ka siguruar Europën, çfarë ndeshjeje prisni?

Jemi të motivuar për të marrë një tjetër fitore. Kundër Egantias do të bëjmë maksimumin, duke parë që kemi perballë një ekip shumë të mirë. Duam të ruajmë ecurinë, ndaj nuk mendoj se na duhet një stimul më i madh sesa ky për të kërkuar fitoren dhe u afruar me vendin e katërt.

Ende asgjë nuk është përcaktuar për Teutën, mendoni se në këto 180 minuta fati do t’ju buzëqeshë për objektivin që ka klubi?

Ne kemi për çfarë të luajmë dhe prandaj jemi shumë të motivuar për të mbyllur sa më mirë këtë sezon. Vërtet kemi pasur një kampionat me oshilacione, por ndeshjen ndaj Egantias e kemi vlerësuar dhe do të kërkojmë vetëm fitore.

Sa besoni se në fund do të jeni ju të katërtit dhe jo Vllaznia apo Laçi?

Jemi të bindur se do t’ia dalim. Duam që ta kalojmë me sukses këtë 90-minutësh, i cili është i fundit që luajmë në stadiumin tonë. Vendi ku jemi në tabelë nuk na takonte ne, por kështu erdhën rrethanat. Jemi vetëm një pikë larg dhe ne do ta provojmë deri në fund.

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"