Teuta prek zonën europiane, Martini: Ja përse po ecim kaq mirë. Dedja dhe lojtarët të firmosin kontrata afatgjata

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2020 | 19:15

Teuta prek zonën europiane, Martini: Ja përse po ecim kaq mirë. Dedja dhe lojtarët të firmosin kontrata afatgjata

Trajneri i Teutës Edi Martini gjykon se ndërthurja e lojtarëve me përvojë me dëshirën e futbollistëve të rinj të Teutës po siguronë vazhdimësinë e rezultateve pozitive të skuadrës durrsake.

bandicam 2020-06-28 19-07-20-116
Pas fitores kundër Vllazninë 0-3, Martini shton se ndeshjet në orën 17:00 po bëhen shumë të lodhshme për skuadrën. Ai bëri apel që skuadra e tij e zemrës Vllaznia të firmosin kontrata afatgjata me klubin shkodran.

Martini theksoi se kthesa e rezultateve pozitive të Teutës erdhi me fitoren 1-0 ndaj Tiranës në Durrës.

“Kanë bërë 4-5 ndeshje. Në pjesën e parë sihin të freskët. Shënuam një herë me penallti, Vllaznia na vuri në vështirësi në pjesën e dytë, na futi në gjysmëfushën e dytë. Ishte një ndeshje e sikletshme. Shyqyr Zotit, rezutlati na bën të qeshë, por lufta sa ka filluar. Të mendojmë për Kukësin.

Jam shumë i gëzuar për dejmtë. Po japin gjithçka nga vetja. I përgëzoj lojtarët dhe po shijojnë frytet e punës së tyre.

Kanë ndryshuar disa gjëra. Si fillim, njohja ime me ekipin. Fillimi ka qenë i vështirë, sepse duhej të njihja karakterin e tyre, cilësitë. Dëshira na ka bërë të kemi më harmoni në grupë dhe të punojmë së bashku.

Atëherë m’u dha rasti. Ndeshjet në orën 5 janë bërë të lodhshme. Sepse luajmë në kulmin e të nxehtti çdo 3 ditë. Personaliteti i lojtarëve, dhe përvoja e Arapit. Kuros, dhe dëshira e Kallakut dhe të rinjve janë gërshetuar duke bërë që të kemi sukses.

Ndeshje me Tiranën më e mirë që kemi bërë. Unë nuk kam zgjidhje tjetër. Kanë bërë rezultatet të mira. Do të doja të kisha mundësi për rotacion, edhe kur e mendova në Gjirokastër për rotacion, ndërsa Sherifi na ndihmon shumë në fazën sulmuese.

Kallaku ka marrë ngarkesë të madhe. Për Vllazninë më vjen keq. Duhet të mendojë gjatë. Dedja dhe lojtarët të lidhin kontrata të gjata për vitin tjetër”, përfundoi Martini.
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"