Teuta “peshkon” tek Partizani, Sukaj një alternativë për sulmin e bregdetarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2017 | 19:15

Teuta “peshkon” tek Partizani, Sukaj një alternativë për sulmin e bregdetarëve

Merkato e janarit ende nuk ka nisur, megjithatë skuadrat janë duke menduar për përforcimet e mundshme, duke qenë se në këtë periudhë nuk ke shumë mundësi. Një nga repartet ku skuadra e Teutës do të përforcohet, është edhe ai i sulmit.

Sukaj

Xhevahir Sukaj është një emër që ka dalë në skenë ditët e fundit si një përforcim i mundshëm për ekipin e Maganit, megjithatë ende nuk ka asnjë konfirmim. Për shkodranin që duket se do të shkojë drejt një divorci të pashmangshëm me të kuqtë ka pasur disa oferta nga skuadra të tjera, por më parë duhet të zgjidhë kontratën me të kuqtë dhe të vendosë se me kë skuadër do të luajë në të ardhmen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"