Teuta përgatit penalltitë, tre titullarë qetësojnë Arapin për ndeshjen me Laçin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2022 | 9:55

Teuta përgatit penalltitë, tre titullarë qetësojnë Arapin për ndeshjen me Laçin

Teuta ka mbyllur përgatitjet, për ndeshjen e dytë gjysmëfinale që do luajnë sot në Laç.

TEUTA 1

Trajneri Renato Arapi pritet ta ketë më të plotë grupin, pasi në krahasim nga ndeshja e kampionatit me Partizanin rikthehen Emiljano Vila dhe Harallamb Qaqi që munguan për shkak dëmtimi, ndërsa Albano Aleksi ishte i pezulluar nga kartonët.

Kupa mbetet si shpëtimi i vetëm sezonal për Teutën, mision ky i vështirë, pasi në gjysmëfinalen e parë janë mundur në Durrës.

Gjithsesi, “djemtë e detit” nuk udhëtojnë të dorëzuar drejt Laçit, pasi goli i shënuar nga Todorovski në minutat shtesë i mban me shpresë. Seanca e fundit ka qenë më shumë e karakterit tekniko-taktik, ku trajneri Arapi dhe stafi punuan më shumë me vendosjen e lojtarëve në fushë.

Trajneri dukej i fiksuar pas skemës, ku nuk u ndal së foluri dhe udhëzuari pothuajse gjysmën e ekipit. Arapi i ndau lojtarët në dy grupe dhe organizoi një minindeshje kontrolli në gjysmëfushë, njëkohësisht me ndalime të shumta dhe udhëzime.

Trajneri Arapi ka vendosur që të lërë gjithçka të hapur, deri pak orë para ndeshjes, çështjen e përcaktimit të titullarëve për transfertën e Laçit.

Gjithsesi, në dallim nga ndeshja me Partizanin, sot parashikohet të ketë ndryshime në rreshtim, gjë e cila diktohet edhe nga rikthimi i tre titullarëve për këtë takim.

Nga ajo që është parë në seancat për Laçin, Aleksi ishte “xholi” i mesfushës. Durrsakët besojnë shumë te kualifikimi në Laç dhe këtë më së miri e vërtetoi pjesa përmbyllëse e seancës së djeshme, ku u provuan edhe penalltitë.

Pas përfundimit të ndeshjes së kontrollit, lojtarët u ndanë në dy grupe.

Disa po zhvillonin goditje nga larg për në portat e vogla, kurse në grupin e tretë Kotobelli dhe E.Vila u shfaqën si ekzekutues të goditjeve nga këndi për t’u shërbyer sulmuesve të ekipit, si Hebaj, Daci, Gruda dhe Kapllani.

Në fund gjithçka u mbyll me disa penallti të ekzekutuara ku herë portën e mbronte Qirko e herë Dema. Durrsakët janë grumbulluar që mbrëmë për gjysmëfinalen e dytë me Laçin.

TEU

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"