Teuta për të thyer tersin, zbardhet taktika e Shkëmbit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2018 | 12:36

Teuta për të thyer tersin, zbardhet taktika e Shkëmbit

Teuta ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen me Laçin dhe sot të besuarit e trajnerit Bledi Shkëmbi do të udhëtojnë drejt Elbasanit për një rezultat pozitiv. Seanca e fundit u karakterizua nga humori, duke lënë të kuptohet se skuadra ka fituar besimin në vetvete dhe shkojnë me një moral të mirë në Elbasan.

teuta1

Tekniku Shkëmbi bashkëbisedon për pak çaste me Kallakun përpara se të nisë seanca dhe më pas urdhëron të tijtë t’i rikthehen punës dhe seriozitetit. Dje më shumë është punuar në aspektin tekniko-taktik. Ekipi zhvilloi dhe një minindeshje që më pas u pasua nga ushtrime me topin. Si gjithmonë, Shkëmbi kërkon më shumë qarkullim topi dhe vertikalizime drejt krahëve dhe të furnizojnë përpara Latif, i cili po kalon një moment të mirë. Tekniku korçar u bënë me dije të tijve se Teuta nuk shkojnë për “turizëm” në Elbasan, por shkojnë për të marrë tri pikët. Shkëmbi shpesh u dha kurajë lojtarëve që të japin më të mirën, pavarësisht vështirësisë që paraqet kundërshtari.

teu

Mungesa e Hakajt peshon te bregdetarët, pasi i pret një takim delikat. Sa i përket zëvendësuesit të shkodranit, ka një balotazh midis Ndrecës dhe Beqjas. Por Ndreca mund ta nisë si titullar takimin përball ish-skuadrës së tij. Edhe Sidibe duket se nuk ia ka dalë të rikuperohet për takimin me Laçin, por pritet që të jetë gati për fillimin e fazës së dytë. Javë pas javë janë parë shumë ndryshime në emra apo rreshtime, por me sa duket tekniku korçar nuk kërkon eksperimente dhe do të hedhë në fushë formacionin e tij më të mirë, ku pritet të rikthehen nga minuta e parë, Osmani, Kamara dhe Progni.

Anarildo Aliaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"