Teuta pa trajner, ja kush pritet t’a drejtojë në ndeshjen e radhës me Vllazninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2021 | 17:34

Teuta pa trajner, ja kush pritet t’a drejtojë në ndeshjen e radhës me Vllazninë

Pa kaluar 24 orë nga dorëheqja e Edi Martinit nga stoli i Teutës, në klubin durrsak kanë marrë vendimin se kush do të jetë ai që do të drejtojë ekipin në sfidën e radhës.

TEUTA

Zgjidhja për momentin është gjetur brenda klubit. Presidenti Hasanbelliu ka vendosur që drejtimin e ekipit t’ia besojë ish-kapitenit të skuadrës, Renato Arapit, i cili ua largua nga futbolli i luajtur vetëm pak muaj më parë.

Arapi do të drejtojë bashkë me Bledar Hodon ekipin në ndeshjen me Vllazninë por “Panorama Sport” ka mësuar se kjo nuk është ende një zgjidhje përfundimtare për pankinën. Drejtuesit e klubit kanë vendosur që të shohin Arapin dhe Hodon në këtë detyrë dhe vetëm nëse gjërat do të ecin mirë në javët në vijim, atëherë kjo dyshe do të vazhdojë në pankinë deri në fund të sezonit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"