Teuta pa dy titullarë në Ballsh, Martini nuk i beson krizës së Bylisit: Na duhet…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2020 | 22:35

Teuta pa dy titullarë në Ballsh, Martini nuk i beson krizës së Bylisit: Na duhet…

Teuta do të përballet ditën e diel në transfertë ndaj Bylisit, në një sfidë tepër delikate, për sa i përket objektivave të skuadrës durrsake. Në konferencën e zakonshme për shtyp, trajneri i skuadrës shkodrane, Edi Martini, foli me optimizëm për këtë përballje, duke u shprehur:

Edi Martini

GJENDJA E SKUADRËS- Gjendja është e mirë, duke përjashtuar 2 lojtarë mjaft të rëndësishme se Çyrbja që pësoi një dëmtim ndaj Laçit dhe Aleksi që plotësoi numrin e kartonave. Na mungojnë 2 lojtarë. Pjesa tjetër e grupit është e gatshme. E dimë që është një ndeshje shumë e rëndësishme. Ashtu si ndeshja me Laçin, edhe kjo ndeshje ka rëndësinë e vet, ne na duhen pikët, do të shkojmë atje të luftojmë dhe të marrim një rezultat pozitiv.

PROBLEMI I GOLIT- Ne shënuam me Kallakun, kishim edhe 3 mundësi të tjera të shënonim, kjo është pjesë e fatit, e rëndësishme është të krijojmë volum loje, të dalim para  portë. Golin e bën gjithë ekipi ashtu siç mbron gjithë ekipi. Edhe Hebaj, Gruda dhe Kapllani janë 3 sulmuesa të rëndësishëm që mendoj se do të shënojnë.

OBJEKTIVI- Barazimi në fushën e Laçit ishte një rezultat mjaft i mirë për ne. Pavarësisht se mund të fitonim dhe 3 pikë. Ato që kanë ikur kanë ikur. Jemi me pikë ngjeshur me rivalët. Kush do bëjë më pak gabime do të shkojë në Kupat e Europës. Unë mendoj që i kemi të gjitha mundësitë dhe mendoj që do ia dalim.

KONTIGJENTI PËR KALENDARIN E NGJESHUR- Kemi lojtar të rinj që gëzojnë formë të mirë fizike, por kemi edhe mjaft lojtarë me eksperiencë, ku rinia dhe forca e djemve të rinj, bashkë me eksperiencën e djemve të vjetër, do të ndikojë shumë. Gjithsesi me afrimin e 2 lojtarëve që nuk ishin pjesë për këtë ndeshje, si Hrliç dhe Avdyli, unë besoj që kemi një ekip të plot. Do të doja të kisha edhe lojtar të tjerë cilësor. Nuk është momenti të qahemi, të sigurojmë maksimumin e pikëve.

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"