Teuta nuk fal në “Niko Dovana”, leksion Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2015 | 17:12

Teuta nuk fal në “Niko Dovana”, leksion Kukësit

teutaTeuta – Kukësi 1-0
Golat:
Dita 37′

Formacionet zyrtare
Teuta: Moçka, Lukiç, Shkalla, R. Hoxha, Kotobelli, Dita, Hodo, Hila, Musta, Lamçja, Magani Trajner: Gugasg Magani
Kukësi: Koçi, Mici, Malota, Shameti, Hallaçi, Musolli, Xheferson, Nika, Karioka, Flores, Lima Trajner: Marselo Troisi

Spektakël në “Niko Dovana”. Teuta arrin të mposhtë Kukësin me rezultatin minimal 1-0. Bruno Dita i dhuron tre pikë të rëndësishme vendasve. Me këtë fitore durrsakët ruajnë vendin e tretë në kuotën e 23 pikëve, duke lënë pas verilindorët më 20 të tilla.

Ndeshja- Pjesa e parë nis mirë për kuksjanët të cilët shfaqën më të rrezikshën në gjysmëfushën e vendasve por nuk arrijnë të finalizojnë. Nuk  mungojnë kundërsulmet e djemve të Maganit të cilët pozicionohen mirë në zonën e verilindorëve duke i vendosur në vështërsi jo pak herë. Ndërsa aksionet e Kukësit me Kariokën dhe Micin dukeshin të frikshëm por nga ana tjetër durrsakët e shfrytëzojnë mirë një goditje këndi të cilën e finalizojnë me gol. Bruno Dita përfiton nga rrëmuja në zonë dhe çon topin në rrjetë.

Goli i avantazhit  rikthen më me optimizëm “djemtë e detit”, të cilët shfaqen më të rrezikshëm dhe dominojnë për disa minuta në zonën e kukësit.  Dhe pse në avantazh durrsakët nuk ndalen, krijojnë aksione të njëpasnjëshme për të dyfishuar shifrat, ndryshe nga djemtë e Troisit, ku nuk duken të qartë në finalizim. Nënkampionëve nuk i mjaftonë as katër minutat shtesë për të barazuar rezultatin. Gjithçka mbyllet 1-0 dhe festa u takon bregdetarëve.

Minutat

90’+4′
Kukësi ka rastin të barazojë në minutën e fundit shtesë me Malotën. Mbrojtësi merr një pas nga e majta, gjuan me kokë por jashtë kuadratit.
Akordohen 4 minuta shtesë
85′
Kruz ekzekuton një goditje dënimi, topi përfundon në zonë, gjuan Lima por pa rezultat.
78′ 
Kukësit nuk i shërbejnë as goditjet nga këndi për të gjetur mundësinë e barazimit. 
70′ 
Goditje dënimi për Kukësin, e ekzekuton Kruz, largon Shkalla, topi kthehet në këmbet e Kariokës, mesfushori gjuan fuqishëm drejt portës por jashtë kuadratit.
69′
Teuta dhuron spektakël, mbyll çdo aksion të kuksjanëve dhe kundërsulmon. Minuta të luftuar nga të dy skuadrat, ndërsa Kuksjanët kërkojnë barazimin, durrsakët duan golin e dytë.
59′
Zëvendësim te Kukësi, del Xheferson, futet Kruz.
59′
Pranë golit të barazimit Kukesi, rrëmujë në zonën e durrsakëve, njëri nga futbollistët e Kukësit nuk përfiton, largojnë djemtë e Maganit, shpëton për mrekulli porta e Moçkës. 
53′
Lamçja godet fuqishëm nga distanca, por topi përfundon mbi kuadrat.
51′ 
Dita futet në zonë, shmang dy nga mbrojtësit kuksjanë, gjuan me të majten por largon Mici.
48′ 
Teuta e nis mirë, depërton në gjysmëfushën e miqve, tenton me anë të Maganit, i cili gjuan drejt portës por pret portieri Koci.
Starton pjesa e dytë
Mbyllet pjesa e parë 1-0 për Teutën e Maganit, e cila realizoi me anë të Bruno Ditës.
Akordohen dy minuta shtesë
43′
Kundërsulmon Kukësi me Kariokën por nuk arrijnë të finalizojnë, mbyllin mirë vendasit.
37′
 GOOL!  Goditje këndi për Teutën. E ekzekuton Lukiç, grushton Koçi, topi kthehet në zonë,,njëri prej lojtarëve kukësjanë tenton ta largojë me kokë, e kthen Koçi përsëri. Topi përfundon në këmbet e Ditës, mesfushori gjuan me të majten fuqishëm dhe e çon në portë. Teuta 1-0 Kukësi.
35′ Aksion i Teutës me Hilën nga e djathta, por mbyll mirë Hallaçi.
29′
Rast për Teutën, Kros nga e majta për Mustën në zonë, i cili gjuan me kokë por topi përfundon jashtë.
27′ 
Hila shkakton faull ndaj Nikës, ndëshkohet me të verdhë.
24′
 Nika kroson një top nga e majta për Limen në zonë, sulmuesi brazilian gjuan me kokë por jashtë porte.
21′ 
Aksion i Kukësit, Mici tenton nga e majta me të majten e tij por devijon dita në goditje këndi.
14′
Lojë e luftuar nga të dy skuadrat, vihen në kërkim të golit të avantazhit, por nuk arrijnë të finalizojnë.
08′
Goditje dënimi për Kukësin. E ekzekuton Karioka, topi përfundon në duart e portierit Moçka, asnjë rrezik për durrsakët.
Starton sfida

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"