Teuta niset drejt Maqedonisë, spikasin dy emra të rinj në listën e durrsakëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2018 | 14:11

Teuta niset drejt Maqedonisë, spikasin dy emra të rinj në listën e durrsakëve

Ekipi i Teutës ka udhëtuar ditën e sotme drejt Ohrit të Maqedonisë, ku do të kryejë fazën përgatitore për sezonin e ri. Durrsakët do të qëndrojnë tri javë për këto përgatitje.

shkembi teutaa

Në listën e lojtarëve siguruar nga Panorama Sport, përveç prurjes më të re, Ardit Deliu nga kroatët e Hajdukut të Splitit, bien në sy edhe dy emra të tjerë.

teuta lista

Jurgen Vogli, është një element i ri që vjen nga ekipi i Egnatias. 25-vjeçari luan si qendër mbrojtës, dhe sezonin e fundit ka qenë pjesë e ekipit të Egnatias, ndërsa më parë ka luajtur edhe me Lushnjën, Shkumbinin apo edhe Elbasanin.

37278955_1661938567192545_4953248450897510400_n

Gjithashtu, edhe Amber Duka, është një përforcim i ri për ekipin e Bledi Shkëmbit. 19-vjeç, Duka vjen nga ekipi i Laçit, dhe gjithashtu luan si mbrojtës. Në listë mungon emri i qendërmbrojtësit boshnjak, Ante Hrkaç, i cili edhe pse nën kontratë me Teutën, ka dalë në stërvitje me klubin e Shiroki Brijeg prej disa ditësh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"