Teuta nis stërvitjen, klubi në sulm për një… bomber

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 3, 2020 | 18:33

Teuta nis stërvitjen, klubi në sulm për një… bomber

Teuta ka zbritur sot në fushë për të startuar përgatitjet për pjesën e dytë të sezonit. Duke parë kohën e paktë në dispozicion, duke qenë se kampionati nis që më 22 janar, drejtuesit e klubit kanë menduar që minifaza përgatitore të bëhet në Durrës.

teuta

Sot nën urdhrat e trajnerit Edi Martini ishin të gjithë lojtarët në dispozicion, me përjashtim të mesfushorëve Albano Aleksi dhe Uendi Vecaj, të cilët kanë marrë leje në klub dhe do t’i bashkohen nesër skuadrës.

“Panorama Sport” mëson se drejtuesit janë në bisedime intensive me disa sulmues shqiptarë dhe të huaj, për të marrë në fund një prej tyre, duke zëvendësuar kështu malazezin e larguar, Darko Nikaç. Ky i fundit shënoi vetëm një gol dhe zhgënjeu, prandaj dhe klubi mendon të bëj një goditje në sulm, për të kompletuar skuadrën.

Është lakuar në ditët e fundit emri i qendërsulmuesit Rubin Hebaj, i cili njihet mirë nga Martini, por ende nga klubi nuka ndonjë konfirmim. Pritet që javën e ardhshme të ketë konkretizime në merkaton e durrsakëve. Deri më tani janë zyrtarizuaar dy largime, pikërisht Darko Nikaç dhe mesfushori Roni Gashi.

Zamir Qypi.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"