Teuta në ndihmë të qytetit të Durrësit pas tërmetit: Dhurojmë të gjitha paratë nga ndeshja me Skënderbeun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2019 | 18:14

Teuta në ndihmë të qytetit të Durrësit pas tërmetit: Dhurojmë të gjitha paratë nga ndeshja me Skënderbeun

Klubi i Teutës, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, bën me dije se ka vendosur të bashkohet me banorët e Durrësit të prekur nga tërmeti.

tEUTA

Teuta shkruan se të gjitha fitimet që do të vijnë nga ndeshja e javës së 14-të me Skënderbeun, do të shkojnë në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti i datës 26 nëntor. Durrsakët u bëjnë thirrje të gjithë tifozëve të bëhen bashkë, për të ndihmuar qytetin e tyre.

Capture

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"