Teuta në Ligën e Europës falë… Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2016 | 21:22

Teuta në Ligën e Europës falë… Kukësit

Teuta ka siguruar një vend në Ligën e Europës. Durrsakët përfitojnë pasi Kukësi i vendit të tretë në renditjen përfundimtare të Kategorisë Superiore, fitoi këtë të diel Kupën e Shqipërisë. Verilindorët mposhtën Laçin nga pika e bardhë e penalltive, duke fituar për herë të parë në historinë e këtij klubi Kupën e Shqipërisë.

Ndeshja e futbollit, Teuta-Skenderbeu i Korces, 1-1, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin Niko Dovana, ne Durres./r/n/r/nAlbanian Super League football match Teuta vs Skenderbeu of Korca, 1-1, at the Niko Dovana stadium in Durres.

Ky trofe i çon ata automatikisht në Europa Ligë, paçka se këtë pozicion e kishin fituar më parë duke u renditur të tretët në klasifikim.

Por nga ky rezultat përfiton Teuta, e cila ndodhet një vend poshtë Kukësit në renditjen e Superiores.

Finalja e luajtur në “Qemal Stafa” mund të quhet një dështim për kurbinasit, të cilët shpresonin edhe për një vend në Ligën e Europës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"