Teuta në humor, të dëmtuarit po rikthehen në formë. Dy lojtarë gati për Flamurtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 9, 2019 | 14:40

Teuta në humor, të dëmtuarit po rikthehen në formë. Dy lojtarë gati për Flamurtarin

Pas dy ditëve të lira skuadra e Teutës u është kthyer seancave stërvitore. Përgatitja u zhvillua me mungesa, pasi dy lojtarë të durrsakëve janë grumbulluar me ekipet përfaqësuese. Kallaku është grumbulluar nga Shqipëria U-21, ndërsa Shqipëria U-19 ka ftuar Ledio Beqajn.

teuta

Teuta do të vazhdojë stërvitjen për të shfrytëzuar pauzën për rikuperimin e lojtarëve. Në sfidën me Flamurtarin që është parashikuar të luhet pas dy javësh, durrsakët do të synojnë që të rikthehen te fitorja, ndërkohë që në 7-të javët e para, ekipi ka grumbulluar 12 pikë.

Tashmë synohet fitorja dhe aq më tepër që në shtëpi vjen një ekip modest dhe Shkëmbi bashkë me të besuarit e tij do të hyjnë në fushë për të marrë tri pikët. E vështirë, por jo e pamundur, gjithsesi, në Durrës janë duke e vlerësuar maksimalisht kundërshtarin e radhës.

PËRGATITJET

“Djemtë e detit” kanë zhvilluar seancën e parë stërvitore me sytë nga përballja e javës së ardhshme kundër Flamurtarit. Pasdite skuadra e Teutës iu rikthye seancave stërvitore. Pas 48 orësh pushim, lojtarët e Teutës dhe stafi i saj zbritën në fushën e blertë për të vazhduar përgatitjet ku ketë javë do jenë pushim për shkak të impenjimit të kombëtares në eliminatoret e “EURO 2020” ndaj Turqisë.

teuta

Deri në ndeshjen me Flamurtarin do të vazhdohet me një seancë në ditë. Brenda kësaj kohe pritet që futbollistët të jenë në gjendje optimale për të qenë gati dhe të vijojnë më rezultate pozitive në Superiore. Teuta pritet që ndaj Flamurtarit të jetë në gjendje optimale. Për trajnerin Shkëmbi do të rikthehen ndaj vlonjatëve në ndeshjen e 8-të sezonale, Uendi Vecaj, i cili pritet të rikuperohet në kohë për takimin. Në prapavijë do të rikthehet edhe Blagoja Todorovski, i cili mungoi ndaj Partizanit për arsye pezullimi. Stërvitja e djeshme filloi me nxehje të lehtë, ku përgatitësit atletikë Iris Selimi dhe Francesco Vitobelo vazhduan punën me futbollistët me disa ushtrime fizike. Skuadra stërvitjen e vazhdoi me ushtrimeve aerobike, lojtarët vazhduan me punën me top dhe me anën taktike. Në fundin e seancës, ata zhvilluan edhe një lojë mes tyre. Harmonia në ekip shihet si një faktor kyç për një ecuri pozitive gjatë sezonit.

Zamir Qypi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"