Teuta ndryshon planin, lojtarët nisin stërvitjen në kushte… shtëpie

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Mars 15, 2020 | 19:10

FB Kategoria Superiore Lajmi i fundit Teuta

Teuta ndryshon planin, lojtarët nisin stërvitjen në kushte… shtëpie

Ishte parashikuar që Teuta të zbriste sot në fushën e stërvitjes, por situata e jashtëzakonshme në vend ka bërë që plani i klubit të ndryshojë. Lojtarët janë njoftuar se do të vendoset të martën se çfarë do të bëhet. Pikërisht pasnesër do të ketë një vendim edhe nga vetë FSHF për vazhdimësinë e aktiviteteve.

Teuta goli ndaj Partizanit

Në këto kushte, stafi teknik i Teutës i ka dërguar një program stërvitor të gjithë lojtarëve, të cilët duhet të sterviten në kushte shtëpie. Lojtarëve u është kërkuar që të mos shtojnë peshë, pasi kampionati mund të nis shpejt dhe të gjithë duhet të jenë në gjendje optimale. Vetë lojtarët kanë nisur të postojnë në rrjetet sociale foto nga veprimet që bëjnë gjatë ditës dhe është pikërisht portiere Stivi Frashëri që në kushte shtëpie po imrpovizon stërvitje si të jetë në një palestër.

Martini-Teuta-e1576506342842

Lojtarët janë shpërdarë që të enjten, teksa vetëm Aleksandër Kuro, Bllagoja Todorovski dhe Bobi Celeski janë larguar jashtë Shqipërisë, pikërisht në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut. Stafi mjekësor, i përbërë nga Gledi Rexha dhe Mirban Gorenca janë në komunikim të vazhdueshëm me futbollistët. “Panorama Sport” mëson se ata kanë zbatuar të gjitha masat që duhen ndërmarrë për një rast të tillë, duke filluar që nga dezinfektimi i dhomave të zhveshjes dhe ambienteve të tjera të fushës ku ekipi ka zhvilluar stërvitjen.

Stivi Frasheri

Pjesëtarët e stafit mjekësor u kanë shpjeguar lojtarëve dhe stafit teknik edhe një herë tjetër masat që duhen ndërmarrë gjatë kësaj periudhe. Përpara se lojtarët të shpërndaheshin stafi ka bërë matjen e temperaturës për të gjithë pjesëtarët e skuadrës. Të gjithë kanë rezultuar me temperaturë normale.

Zamir Qypi – PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com