“Teuta na e bëri më të lehtë me topat e gjatë”, zv. trajneri Karapici: Nuk ka mbaruar ende asgjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2023 | 20:15

“Teuta na e bëri më të lehtë me topat e gjatë”, zv. trajneri Karapici: Nuk ka mbaruar ende asgjë

Tirana mori një fitore të rëndësishme përballë Teutës në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë me rezultatin 3-0. Zv. trajneri i bardhebluve, Artan Karapici, tregoi skemën e përdorur për të ndalur durrsakët dhe se asgjë nuk ka mbaruar.

karapici

“Ishte një ndeshje e përgatitur mirë duke pasur parasysh që Kupa ka impenjim tjetër. Çdo detaj analizohet. Është një finale që ne e synojmë. Kemi synim t’i fitojmë të tre trofetë.

Abazajn besoj do e kemi persëri gati. Për Nikqin mendoj se mund ta ketë mbyllur sezonin. Grupi është i vlefshëm për këtë skuadër. Me Teutën kemi hasur vështirësi. E kishim marrë në vlerësim maksimal. Mund të marrim parasysh edhe një detaj të vogël me Kallakun që zbriste poshtë. Të mos lejonim pikat e daljes së Teutës. Sa i përket Gjumsit ose elementeve të tjerë, sa kohë janë pjesë e Tiranës kur futen në fushë të vlerësojnë veten edhe stafin.

Duke parë dhe rezultatin dhe mundësitë, kjo për shkak se dhe Teuta na e bëri pak të lehtë, sepse eliminoi mesfushën e vetë. Kjo vjen dhe sipas një rrjedhe logjike. Dhe ekipi jonë pati durimin për të luajtur me topin poshtë. Mund të them që ishte një nga ndeshjet më të mirë. por Kupa është e paparashikueshme. Kemi dhe gjysmëfinalen tjetër që na pret në Durrës. Nuk do e ulim vigjilencën ndeshjen tjetër.

Regi (Lushkja) është numri ynë 10, pavarësisht se në futbollin modern 10 eliminohet. Mundohemi që çdo lojtari t’i japim nga eksperienca jonë dhe nga aftësitë që ata kanë”, u shpreh Karapici për “Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"