Teuta mundi Partizanin, Edi Martini i bën dedikim special legjendës shkodrane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2023 | 11:15

Teuta mundi Partizanin, Edi Martini i bën dedikim special legjendës shkodrane

Teuta arriti një fitore të rëndësishme në garën për mbijetesë, duke mposhtur në transfertë Partizanin me rezultatin 0-2. Pas sfidës, trajneri i durrsakëve, Edi Martini, u shpreh tepër i lumtur për vazhdimësinë që ka skuadra dhe për tri pikët kundër “demave”. Collage Maker-27-Jan-2023-11.12-AM

Ndër të tjera ai foli shumë shkurt edhe për gazetën, ku kishte një porosi të veçantë. Këtë fitore ai ia dedikon një figure shumë të shquar të futbollit tonë, pikërisht Sabah Bizit.

“Fitoren ndaj Partizanit ia dedikoj legjendës së futbollit shqiptar, Sabah Bizi, me rastin e 75-vjetorit të lindjes”, ka thënë ai për “Panorama Sport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"