Teuta mundet në miqësore, vjen në provë sulmuesi i Bragës (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2017 | 9:21

Teuta mundet në miqësore, vjen në provë sulmuesi i Bragës (Video)

Teuta nuk ka arritur të marrë një rezultat pozitiv në ndeshjen e djeshme ndaj ekipit të Samaureses, pasi ka humbur në shifrat 2-1. Trajneri Magani ka aktivizuar në pjesën e parë formacionin e tij më të mirë, megjithatë skuadra nuk ka mundur që të përfitojë edhe nga fakti që kishte përballë një kundërshtar të dobët.

Teuta Pesaro 2-2

Golin e vetëm për të besuarit e trajnerit Magani e ka shënuar Dediç, i cili së bashku me Dostin kanë bërë një paraqitje shumë të mirë. Në pjesën e dytë të ndeshjes, Magani ka hedhur në fushë të gjithë lojtarët që kishte në dispozicion. Pavarësisht humbjes, durrsakët kanë bërë një ndeshje pozitive dhe deri diku stafi teknik kanë mbetur të kënaqur nga loja.

Gjatë kësaj periudh, lojtarët janë disi të ngarkuar fizikisht për shkak të stërvitjes së fortë që kanë zhvilluar në tokën italiane. Pavarësisht rezultateve jo shumë pozitive në ndeshjet miqësore, Teuta do të jetë një prej ekipeve që do të ketë objektiva të mëdha në sezonin e ardhshëm, pasi do të synojë që të renditet në gjysmën e parë të klasifikimit.

Teuta Pesaro 2-2

Durrsakët duan të sigurojnë një vend në Ligën e Europës për sezonin e ri futbollistik dhe për këtë janë duke bërë afrime cilësore.

Nigeriani – Skuadra e Teutës vazhdon të jetë aktive në merkato dhe synon të përforcohet kryesisht në repartin e sulmit. Dje në kampingun e durrsakëve në Itali ka mbërritur një sulmues nigerian, por që ka luajtur vitet e fundit në Kategorinë e Dytë portugeze dhe më konkretisht te skuadra e Sporting Braga B. Onyeka Osemene është 22 vjeç, 1.88 m i gjatë dhe aktualisht është lojtar i lirë.

Sulmuesi i Brages

Ai do të qëndrojë për disa ditë në provë te Teuta dhe më pas do të jetë trajneri Magani ai që do të vendosë për të ardhmen e tij. Në rast se nigeriani do të bindë stafin teknik, atëherë do t’i ofrohet një kontratë për sezonin e ardhshëm futbollistik, në të kundërt do të largohet.

Jeton Rexhmat

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"