Teuta mposht Strugën, fitorja vendoset nga blerja më e re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2017 | 9:43

Teuta mposht Strugën, fitorja vendoset nga blerja më e re

Teuta ka mposhtur 2-1 FC Struga Trim Lum, në një ndeshje e cila u luajt dje në orën 17:00 në Maqedoni. Gugash Magani hodhi në fushë Kastratin, ndërsa në mbrojtje rreshtoi katërshen: Abu-Sykja-Ante-F.Beqja. Mesfusha iu besua Lenës, Dostit, Hilës dhe Çyrbjes, ndërsa në sulm Shehaj dhe Dediç. Sulmuesi kryesor, Oneke, nuk u aktivizua, për shkak të një kontraktimi.

teuta vs Pesaro

Durrsakët kanë dominuar dhe forcën e tyre e dëshmuan që në pjesën e parë, kur rastet nuk munguan. E megjithatë, si pasojë e ngarkesave, lojtarët nuk ishin fort të çliruar në finalizim. Gjithsesi, Teuta shpërblehet në të 33-ën, kur Anel Dediç gjeti rrjetën. Kur po afronte fundi i fraksionit të parë, struganët barazuan gjithçka me anë të Shaqirit.

teutaE dyta nis me ndryshime, ndërsa trajneri peqinas i jep hapësirë edhe Moçkës, A.Beqajt, Shkallës, Likës, Tarikut, Bilalit, Shehut, Lajthisë dhe Jurgen Peqinit. Ky i fundit është afrimi më i ri i durrsakëve. Ai i është bashkuar ekipit rishtas dhe duket se menjëherë e ka kaluar “klasën”. Peqini është sulmues dhe vetëm 20 vjeç, ndërsa vlerat e tij i shfaqi në çerekorëshin e fundit, konkretisht në të 75-ën, kur i dha avantazhin Teutës.

Në këtë duel ra në sy fakti që shiriti i kapitenit i ishte besuar Nijaz Lenës. Strugani u rikthye në Durrës pas aventurës në Kukës dhe duket se do të jetë ai “lideri” i Teutës. Në fund të ndeshjes, Gugash Magani, për gazetën, u shpreh: “Jam i kënaqur, skuadra reagoi mirë. Kishim probleme, por këto vijnë nga ngarkesat. E përgjithshmja gjithsesi mbetet pozitive”.

Jeton Rexhmat

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"