Teuta miqësore përballë Kastriotit, durrsakët fitojnë thellë me përmbysje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2018 | 20:28

Teuta miqësore përballë Kastriotit, durrsakët fitojnë thellë me përmbysje

Teuta dhe Kastrioti zhvilluan në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, një miqësore në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik. Ndeshja u mbyll me shifat 4-1, në favor të ekipit të Bledi Shkëmbit.

teuta kastrioti

Ishte Taulant Marku që shënoi në fillim për krutanët, por më pas, brenda pjesës së parë, erdhi përmbysja me tre gola, ku autorët e golave ishin Seku Kamara, Latif Amadu dhe Ron Gashi. Në pjesën e dytë, pati vend edhe për një gol të të riut Vila.

teuta kastrioti1

Teuta-Kastrioti

Shënues: Latif 17’, Camara 21’, Gashi 30’ Vila 79’ / Marku12’

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"