Teuta merr formë, Magani pret Sundayn dhe një… “bomber”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2017 | 12:07

Teuta merr formë, Magani pret Sundayn dhe një… “bomber”

Skuadra e drejtuar nga Gugash Magani dita-ditës po bëhet gati për startin. Afrimet e fundit po u japin tjetër pamje durrsakëve, të cilët sezonin e ri kanë pretendime realisht madhore. Projekti i drejtuesve më të lartë të klubit është realisht ambicioz, ndërsa synojnë një vend në Kupat e Europës. E, megjithatë, për të qenë në top-formë, priten të tjera blerje dhe kryesisht në sulm.

Teuta

Ky repart ka ende nevojë për ndërhyrje, ndaj krerët më të lartë të “djemve të detit” po operojnë për të bërë goditjen e fundit, pasi kanë siguruar shërbimet e Onyeka Osemene dhe Latif Amadu janë afruar. Mendohet që deri të hënën skuadra të jetë kompletuar. Klubi ka hartuar një merkato që duhet vlerësuar për blerjet e bëra, gjë që është dëshmuar edhe prej paraqitjeve në ndeshjet miqësore.

Peqinasi i Teutës ka më tepër mundësi zgjedhjeje për këtë sezon. Janë afruar lojtarë, të cilët kanë pothuajse të njëjtin nivel teknik, por dhe përgatitje fizike. Kështu dhe konkurrenca është më e madhe në skuadër dhe opsionet janë më të shumta. Me rikthimin e Shpëtim Moçkës porta blindohet, ndërsa duhet thënë që për këtë sektor janë gati edhe 3 të tjerë, konkretisht: Kastrati, Vata dhe i riu Shala.

Në kësi kushtesh, mund të ketë edhe ndonjë rrjedhje. Sakaq, në ditët në vijim, pritet të mbërrijë edhe mbrojtësi Sunday, i cili ka pothuajse një muaj që përflitet si një prej afrimeve, por ende nuk ka shkelur në Durrës.

JETON REXHMATI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"