“Teuta me strategji shumë mbrojtëse”, trajneri i Shamrokut: I mundim edhe në Shqipëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2021 | 13:27

“Teuta me strategji shumë mbrojtëse”, trajneri i Shamrokut: I mundim edhe në Shqipëri

Trajneri i Shamrok Rovers ka vlerësuar ndeshjen e zhvilluar nga Teuta në shtëpinë e skuadrës irlandeze. Një gol i shënuar në të parën e kohës shesë, ka bërë që durrsakët të dalin të mundur dhe të zhbëjnë të gjithë mundin e treguar përgjatë gjithë kohës së rregullt. Stefen Bredlei, në deklaratat pas ndeshjes ka vlerësuar durrsakët dhe ka komentuar rezultatin dhe fitoren e të tijve.

pjimage (15)

“Ishte momenti për ta futur Emakun dhe ai shënoi golin e parë me ekipin e parë. Duhet kujdes me të rinjtë kur i hedh në fushë. Ndeshja? Teuta bëri mirë, u mbrojt si duhet dhe ishte një ndeshje e vështirë. Ata fare mirë mund të dilnin nga kjo ndeshje me barazimin 0-0”, tha fillimisht trajneri Bledlei. Më tej, numri një i stolit të skuadrës irlandeze ka komentuar edhe triumfin e të tijve dhe mënyrën se si u arrit gjithçka.

“Teuta erdhi në këtë ndeshje më një strategji shumë mbrojtëse. Megjithatë, ne nuk u dorëzuam, vazhduam me insistimin dhe tentativat tona dhe morëm atë që merituam. Nuk vodhëm asgjë. Ne besuam sepse e dinim që deri në fund, këmbët e tyre do të lodheshin. Shqipëri? Do të shkojmë për të fituar. Kem luajtur në 36 gradë ndaj Slovan Bratislavës, ndaj e dimë se çfarë do të thotë. Do të kemi të njëjtin mentalitet fitues”, ka deklaruar Bredlei.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"