Teuta me “marsh të pestë”, gati testi i parë në tokën italiane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2017 | 16:05

Teuta me “marsh të pestë”, gati testi i parë në tokën italiane

Teuta ka nisur zyrtarisht stërvitjet në tokën italiane, ku edhe do të qëndrojë për tri javë, për t’u përgatitur për sezonin e ri futbollistik. Lojtarëve dhe stafit teknik u janë plotësuar të gjitha kushtet stërvitore, ndërkohë që nën urdhrat e Maganit janë të gjithë lojtarët e nisur nga Shqipëria pa asnjë lloj ndryshimi.

teuta

Gjithsesi, gjatë ditëve në vijim, drejtuesit do të afrojnë futbollistë të rinj në provë. Menaxheri Silo është në kontakte me disa prej tyre, por nuk mund të bëhen me dije emrat. Të gjithë lojtarët do të kalojnë më parë në “sitën” e Maganit, i cili do të vendosë për ata që do të jenë pjesë e durrsakëve në sezonin e ri.

Teuta

Gjithashtu me grupin do të bashkohet edhe mbrojtësi nigerian Synday. Teuta do të marrë formë gjatë këtyre javëve dhe do të jetë gati për të nisur një sezon të gjatë dhe të vështirë. Natyrisht që këtë periudhë klubi ka planifikuar të zhvillojë edhe gjashtë ndeshje miqësore, të cilat do t’i shërbejnë stafit teknik.

teuta

E para do të jetë më datë 23 korrik ndaj Çezenës dhe, e dyta, tri ditë më pas me ekipin e Ricones. Durrsakët do të luajnë gjithashtu me Vis Pezaro, San Marinon, Riminin dhe Lfi Riconen. Pas kthimit në Shqipëri, durrsakët mund të testojnë formën e tyre edhe me ekipe vendëse. Objektivi i Teutës në sezonin e ri do të jetë renditje në vendet e para të klasifikimit të Kategorisë Superiore.

Jeton Rexhmati

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"