Teuta me grupin e plotë, pritet autokritika e humbjes me Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2021 | 12:22

Teuta me grupin e plotë, pritet autokritika e humbjes me Tiranën

Teuta ndihet gati për të bërë direkt autokritikën e humbjes me Tiranën. Durrsakët gjatë paradites së djeshme u kanë dhënë dorën e fundit përgatitjeve për Egnatian.

Martini

Trajneri Edi Martini e ka pasur grupin të plotë edhe në seancën përmbyllëse, kështu që tani u mbetet lojtarëve që të zbatojnë detyrat e ngarkuara nga stafi për t’u kthyer te fitorja në Rrogozhinë.

Gjatë kësaj jave është punuar shumë për përmirësimin e gabimeve që hasën ndaj Tiranës. Përpos situatës së zymtë që përmendi trajneri pas disfatës, atmosfera para ndeshjes me Egnatian ka qenë pozitive dhe me gjasa Martini do t’i besojë edhe ndaj Egnatias thuajse të njëjtit formacion që luajti me Tiranën, por me Dajën të rikthyer.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"