Teuta mbetet “pezull”, priten 5 përforcime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2018 | 12:42

Teuta mbetet “pezull”, priten 5 përforcime

Pas “vrullit” me blerjet e bëra në merkato një javë më parë, Teuta tashmë ka kanë rënë në qetësi. Në fakt, skuadra është ende e pakompletuar, pasi pritet të afrohen edhe dy mbrojtës qendre dhe dy sulmues, por në fokus është edhe një mesfushor. Prioriteti i parë për bregdetarët ishte kompletimi i stafit teknik dhe këtë gjë e realizuan me sukses brenda një periudhe të shkurtër kohore, ndonëse negociatat kishin filluar prej kohësh.

teuta

Pas zyrtarizimit të Bledi Shkëmbit dhe ndihmësve të tij, vëmendja është zhvendosur tek afrimet. Brenda tri ditësh u konfirmuan Edison Ndreca, Roni Gashi, Florent Avdyli dhe Sherif Kallaku, ndërsa tashmë priten të radhës. Tre të fundit luajnë në mesfushë, ndërsa Ndreca në krahun e majtë të mbrojtjes. Mosha e tyre është e re dhe projekti që Teuta ka nisur duket se do të bazohet te lojtarë të rinj me perspektivë për të ardhmen.

shkembi

Synimi kryesor është ndërtimi i një ekipi kompetitiv për të rivalizuar denjësisht me kundërshtarët në Kategorinë Superiore, ku në edicionet e para do të kërkohet pjesëmarrja në kompeticionet europiane. Dëshira e madhe e presidentit Edmond Hasanbelliu është titulli kampion, një trofe që nuk e ka fituar kurrë gjatë precedencës së tij për rreth dy dekada, edhe pse i ka shkuar afër disa herë duke dalë nënkampion. Pas një eksperience të gjatë në Superiore, Hasanbelliu e ka kuptuar mjaft mirë se çfarë duhet për të fituar dhe ndaj kërkon të implementojë një strategji të re. Afrimi i Shkëmbit e tregon mjaft mirë këtë gjë.

Drilon Xhepollari

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"