Teuta-Laçi premton spektakël, skuadrat me mungesa të shumta. Trajnerët “skicojnë” formacionet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2021 | 13:27

Teuta-Laçi premton spektakël, skuadrat me mungesa të shumta. Trajnerët “skicojnë” formacionet

Teuta ka mbyllur dje përgatitjet për ndeshjen e javës së 26-të ndaj Laçit. Trajneri Martini nuk e ka të plotë grupin, pasi Kuro, Gruda dhe Gonçalves e kanë të pamundur nga dëmtimet e marra.

TEUTA LACI

Mungesa e mbrojtësit Kuro peshon, pasi ai është një nga pikat e forta të mbrojtjes së Teutës. Kështu që në vend të tij, në të majtë të mbrojtjes, pritet që të luajë braziliani Xhekson Ferreira.

LAÇI– Ndonëse pauza u ka vlejtur kurbinasve, trajneri Duro ka katër mungesa të sigurta për transfertën e Durrësit, por shpreson që do ia dalin. Në mbrojtje mungojnë Selmani dhe Turkaj, Ramos në mesfushë dhe Nuabueze në sulm.

form

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"