Teuta kthehet e etur nga faza përgatitore, Aleksi: Jemi për kampionë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2020 | 16:25

Teuta kthehet e etur nga faza përgatitore, Aleksi: Jemi për kampionë

Albano Aleksi është një nga liderët e repartit të mesfushës së Teutës. Lojtari thekson se skuadrës do t’i shërbejë shumë faza përgatitore, ndërsa shpreson të marrë rezultat pozitiv në premierën e vitit përballë Laçit. Mesfushori në një prononcim për “Panorama Sport” flet në lidhje me afrimin e sulmuesit Gomis. Aleksi shprehet se është shpejt për të folur, por sulmuesi matet me gola.

aleksi 2

Albano, si po shkojnë përgatitjet para sfidës me Laçin?

Normalisht pak e fortë si çdo fazë, por kjo do na ndihmojë dhe do na shpërbejë për të ardhmen, sepse na presin ndeshje shumë të vështira. Shpresoj që në ndeshjen e parë me Laçin të marrim rezultat pozitiv dhe ta nisim mbarë vitin 2020. Më e rëndësishme është që skuadra nuk ka dëmtime. Thjesht ngarkesë e madhe nga stërvitja dhe shpresoj ta mbyllim më mirë nga çdo vit tjetër dhe ta nisim më mirë nga çdo vit tjetër.

A mendoni se do të keni vazhdimësi pozitive ndaj Laçit?

Vazhdimësia është e vështirë në futboll. Ajo është shumë e rëndësishme, prandaj ne gjithmonë flasim që t’i marrim ndeshjet një nga një. Kështu mund të ruajmë performancën dhe rezultatet pozitive në të njëjtën kohë. Për fat të mirë, deri tani gjërat kanë shkuar si duhet dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu.

Çfarë duhet të bëjë Teuta ndaj Laçit dhe një parashikim i mundshëm?

Teuta duhet të bëjë atë që bëri në dy ndeshjet e fundit të 2019-ës. Të bëjmë lojën tonë dhe të mos e lejojmë kundërshtarin të na imponohet. Duhet të mbajmë topin sa më shumë dhe të jemi të përqendruar. Për sa i përket rezultatit, dua që të jetë një rezultat i favorshëm për ne.

Si ju duket merkatoja e Teutës? Rinovoi Kallaku, por është afruar dhe një sulmues si Kolubali?

sherif kallaku

tEUTA KULIBALI

Kallaku është shumë cilësor. Zgjodhi të qëndrojë dhe shpresojmë në fund të kampionatit t’i vijë një ofertë e mirë. Gomis është shpejt për të folur. Sulmuesi matet me gola, por deri tani mirë. Të shohim ndeshjet e ardhshme dhe përfundimi sa mund të arrijmë ne ta shërbejmë.

Si punohet me Ed Martinin, çfarë risie ka sjellë në ekip?

Si çdo trajner, secili ka mënyrën e vet të të luajturit. Gjë e mirë ishte që sapo erdhi e nisi me këmbë të mbarë dhe dy fitoret na çuan në garë me ekipet e tjera. Shpresoj që ta nisim përsëri mbarë dhe do të thotë se ka bërë një punë të mirë.

Cili është objektivi i Teutës në këtë 2020?

Normalisht, se çdo klub ka objektivat e tij. Ne duhet t’i marrim ndeshjet një nga një dhe të shohim në fund. Edhe ekipet e tjera i bëjnë llogaritë, por më e rëndësishme është vetja jonë, të marrim pikët tona dhe pse jo, me qëllimin për t’u shpallur kampion.

Zamir Qypi 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"