Teuta kërkon përsëri triumfin ndaj Vllaznisë, Martini nuk ka dyshime për formacionin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2020 | 12:55

Teuta kërkon përsëri triumfin ndaj Vllaznisë, Martini nuk ka dyshime për formacionin

Teuta ka mbyllur dje paradite përgatitjet për takim e javës së 32-të ndaj Vllaznisë. Nën drejtimin e trajnerit Edi Martini dhe stafit teknik, ekipi ka zhvilluar seancën e fundit në ‘Niko Dovana”.

teuta

Një seancë të karakterit tekniko-taktik ku stafi ka dhënë këshillat e fundit në prag të takimit ndaj kuqebluve. Menjëherë më pas ekipi është grumbulluar në Shkodër, ku kaloi natën e djeshme.

Përveç mesfushorit Arbër Çyrbja të dëmtuar, të gjithë lojtarët e tjerë janë gati për ndeshjen e radhës. Formacioni do të jetë i njëjtë si në ndeshjet e kampionatit dhe Kupës.

Në portë: Frashëri;

Në mbrojtje: Todorovski, Hoxha, Arapi, Kuro;

Në mesfushë: Aleksi, E.Vila; L.Vila, Kallaku, Kalaja;

Në sulm: Hebaj;

Skema: 4-2-3-1

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"