Teuta i futet punës, gati të shfrytëzojë momentin negativ të Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2017 | 14:41

Teuta i futet punës, gati të shfrytëzojë momentin negativ të Partizanit

Teuta u është rikthyer përgatitjeve në terren pas dy ditësh pushim të akorduar nga stafi teknik pas barazimit me Kamzës në fundjavën e kaluar. Fillimisht trajneri Gugash Magani ka analizuar ndeshjen e parë, teksa ka kërkuar nga lojtarët që gabime të tilla si ajo me Kamzën mos përsëriten më pasi do të ketë masa.

Teuta

Teuta la dy pikë me vlerë në një ndeshje ku kërkohej fitorja dhe nëse Hrkaç do të ishte treguar më i saktë mund ta kishte shmangur atë 11-metërsh. Gjithsesi ky episod i përket të kaluarës me durrsakët që e kanë hedhur pas krahëve dhe janë fokusuar te ndeshja e radhës me Partizanin në “Niko Dovana”.

Përballë është një pretendent për titull, por me ecurinë që ka duket sikur po lufton për mbijetesë. Të kuqtë nuk kanë shënuar asnjë gol gjatë katër ndeshjeve dhe durrsakët duan të shfrytëzojnë momentin negativ që ka skuadra për të dalë me një rezultat pozitiv.

Me skuadrën është stërvitur normalisht edhe anësori Arbër Çyrbja që mungoi në sfidën e fundit për shkak dëmtimi. Duket se lojtari e ka hedhur pas krahëve dëmtimin dhe do të jetë gati për stafin teknik për sfidën me Partizanin, çka do të thotë një forcë më shumë për trajnerin Magani në këtë ndeshje mjaft të rëndësishme.

JETON REXHMATI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"