Teuta humbet Bicajn, ja kush e zëvendëson Melon te Kukësi
Takimi mes Kukësit dhe Teutës do të luhet në “Selman Stërmasi” sot në orën 14:00. Gjithçka është vendosur pas refuzimit të Kamzës për të pritur Kukësin në stadiumin e saj. Ndërkaq, mungesat e konfirmuara të Teutës në këtë takim vazhdojnë të jenë Hakaj dhe Traore, të cilët ende nuk janë në formën dhe gjendjen e tyre më të mirë për të dhënë kontributin e tyre në fushën e lojës si dhe Ditmar Bicaj që ka plotësuar numrin e 4 kartonave të verdhë.
Kukësi ka pasur probleme me dëmtimet me ndihmën e stafit mjekësor, disa prej lojtarëve kanë arritur t’ia dalin për të qenë gati për ndeshjen e sotme ndaj Teutës. Rasti i kapitenit Shameti dhe i Shkodrës janë më të freskëtit. Stivi Frashëri do të mbrojë portën e nënkampionëve. Në vend të Melos së pezulluar në të majtë do të luajë Shpehar. Sulmi do përbëhet nga Shafik e Rexhinaldo, ku algjeriani me pasaportë franceze do mbështesë mozambikasin
28 takime midis kupës dhe kampionatit mes të dyja skuadrave që kryeson Kukësi me 17 fitore, ndaj 5 fitoreve të Teutës dhe 6 takime kanë përfunduar në barazim. Teuta ka realizuar 27 gola ndaj 51 golave të Kukësit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"