Teuta “godet” në merkato, akord me mesfushorin e talentuar të Laçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2018 | 17:53

Teuta “godet” në merkato, akord me mesfushorin e talentuar të Laçit

Teuta vazhdon aktive në merkato, edhe me një tjetër lëvizje. Nga ekipi i Laçit, është shumë pranë afrimit Sherif Kallaku. Mesfushori i talentuar, sipas burimeve të Panorama Sport, ka gjetur akordin ditën e sotme për klubin bregdetar.

sherif kallaku

20-vjeçari ka qenë pjesë e Laçit këtë sezon, ku ka luajtur gjithsej 27 takime me kurbinasit. Kallaku gjithashtu ka qenë edhe në “lupën” e Alban Bushit tek Shpresat e Kombëtares, ku edhe është grumbulluar disa herë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"