Teuta gjunjëzon Flamurtarin mes tensionit, super Artur Magani, shënon dopietë

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Nëntor 7, 2015 | 16:43

Teuta gjunjëzon Flamurtarin mes tensionit, super Artur Magani, shënon dopietë

tetattKATEGORIA SUPERIORE, JAVA 10

 

TEUTA FLAMURTARI 3-1
GOLAT: A.Magani 3′, 47′, R.Hoxha 78′ / Tshadadze 19′
TEUTA: Moçka, Lukiç, Shkalla, R.Hoxha, Kotobelli, Mihani, Dita, Lamçja (Gripshi 80′), Musta (Ferraj 87′), Hyseni (Kuka 67′), A.Magani (në dispozicion: Rexhepaj, Çyrbja, Kastrati, Hoxha). Trajner: Gugash Magani
FLAMURTARI: Halilaj, Beqaj, Fushtar, Pashaji, Popkhadze, Telushi, Lena (Lushtaku 57′), Greca (Bregu 64′), Hoxha (Shehaj 73′), Morina, Tshadadze (në dispozicion: Xhelilaj, Qejvani, Kuqi, Zeqaj). Trajner: Gentjan Mezani KARTONË TË VERDHË: Shkalla 59′, Musta 80′ / Tshadadze 33′, Popkhadze 76′
KARTONË TË KUQ: Lushtaku 80′, Telushi 82′
DELEGAT: Besnik Çela (Tiranë);
VËZHGUES: Albano Janku (Tiranë)
JYQTARET E.Jorgji (Elbasan), R.Çokaj (Lezhë), I.Tartari (Fier)

Teuta zhyt Flamurtarin dhe gdhin e treta. Durrsakët kanë fituar dje 3-1 në “Niko Dovana”, falë një dopiete të Artur Maganit dhe një goli të Rustem Hoxhës. Ka qenë një 90- minutësh i bukur, por i ndjekur nga pak tifozë në shkallët e stadiumit. Vlonjatët e mbyllën takimin me 9 lojtarë, pasi afër fundit të lojës, për shkak të një përplasjeje, Lushtaku dhe Telushi u ndëshkuan me kartonë të kuq nga gjyqtari Enea Jorgji. Në tërësi ishte një ndeshje më e mirë për vendësit, të cilët e kërkuan me insistim fitoren dhe ia arritën. Edhe fati dje ka qenë me durrsakët, teksa në nisje të pjesës së parë dhe të dytë, arritën të shënonin, duke shokuar Flamurtarin. Magani sulmues nderoi dje babanë trajner, duke zhvilluar ndeshjen e tij më të mirë me fanellën e Teutës. Fitorja ndaj kuqezinjve iu dedikua portierit-kapiten Bledian Rizvani, i cili një ditë para ndeshjes ishte dëmtuar rëndë dhe si për koincidencë pas një përplasjeje me sulmuesin Artur Magani.
Pjesa e parë Ndeshja nis në mënyrën më të mirë për Teutën. Në aksionin e parë të rrezikshëm drejt portës vlonjate, Magani shënon pas një goditjeje të bukur me të majtën në hyrje të zonës. Goli i shpejtë çliron durrsakët, ndërsa vlonjatët nuk u besojnë syve. Loja ka ritëm dhe Teuta i afrohet golit të dytë me Mustën, ndërsa Flamurtari në zbritjen e parë drejt portës durrsake, që mbrohej nga një vlonjat (Shpëtim Moçka), rrezikon me Pashajin. Gjithsesi, goli i barazimit nuk vonon. Insistimi i Ylli Hoxhës në krahun e majtë bëri që gjeorgjiani Tshadadze të shfrytëzonte maksimalisht një krosim në zonë. Mbrojtja durrsake bëri një vendosje të gabuar dhe e pësoi. Loja ekuilibrohet, por sërish në vazhdimësi më të rrezikshëm janë vendësit. Dita dhe Hyseni i afrohen golit, ndërsa Flamurtari duhet t’i përulet portierit Halilaj, i cili edhe dje tregoi një formë të shkëlqyer, duke shmangur gola të sigurt. Pjesa e parë mbyllet me një tentativë të Morinës për të shënuar, por pa rezultat. Skuadrat shkojnë në dhomat e zhveshjes në barazim 1-1.
Pjesa e dytë
Nis pa ndryshime, por sërish me gol. Nuk kalojnë as dy minuta dhe Artur Magani është në vendin dhe në kohën e duhur. Një përgjumje e mbrojtjes kuqezi bëri që sulmuesi peqinas të kalonte sërish në avantazh Teutën. Gjithç- ka nis nga e para për vlonjatët, që në mungesë të Nexhipit dhe Zeqirit (të dy të dëmtuar), vuajnë në organizimin e lojës. Lena është jashtë forme dhe zëvendë- sohet i pari, teksa aktivizimi i Lushtakut e bën Flamurtarin më agresiv në sulm. Telushi provon me goditjet nga distanca, por nuk i bën dëm Moçkës. Momenti më kulmor i takimit është në minutën e 79-të, kur i sapofuturi Bregu pengohet nga Lukiç në hyrje të zonës dhe gjyqtari Jorgji nuk jep penallti. Këtë episod kuqezinjtë e vuajnë shumë dhe menjëherë më pas vjen goli i tretë i Teutës. Rustem Hoxha godet me kokë brenda zonës dhe i jep qetësi skuadrës. Në fund ka vend edhe për një përplasje mes Lushtakut e Mustës dhe më pas Telushit e Shkallës. E pësojnë dy lojtarët kuqezi, që ndëshkohen me të kuq, dhe Flamurtari mbetet me 9 futbollistë. Pas këtij momenti, loja nuk ka më histori dhe gjithçka mbyllet me triumfin e merituar të skuadrës së Gugash Maganit.

Teuta – FlamurtariGoli i Tshakadadze ne min e 19

Posted by SUPERLIGA SHQIPTARE on Saturday, November 7, 2015

Teuta – FlamurtariGoli i Maganit ne min e 2 te takimit.

Posted by SUPERLIGA SHQIPTARE on Saturday, November 7, 2015





www.minuta90.com