Teuta gjen mesfushor në Brazil, Nica kritika lojtarëve: Nuk ju vjen zor? A keni sedër ju?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2018 | 9:43

Teuta gjen mesfushor në Brazil, Nica kritika lojtarëve: Nuk ju vjen zor? A keni sedër ju?

Hugo De Marki është futbollisti i radhës që bashkohet me “djemtë e detit” në merkaton e janarit. 30-vjeçari nuk ka nënshkruar akoma me bregdetarët, pasi stafi teknik fillimisht kërkon ta shohë lojtarin në fushën e blertë.

demarchi-gianangeli

Mesfushori brazilian në pjesën e parë të sezonit është aktivizuar në Serinë D grupi G me ekipin e Aprilias duke grumbulluar 7 ndeshje si titullar. 30-vjeçari luan si mesfushor qendre, por mund të luajë edhe në krah, madje është aktivizuar edhe si mbrojtës.

De Marchi

Marki dje zhvilloi stërvitjen e parë me “djemtë e detit” duke lënë një përshtypje pozitive për stafin teknik, që duket shumë i zhgënjyer pas barazimit me Lushnjën. Megjithatë, në vijim do të shihet edhe më në detaje forma e tij dhe trajneri Nica do të jetë ai që do të thotë fjalën e fundit.

ANALIZA – Të shtunën, Nica dhe Biturku zhvilluan një analizë për një orë e gjysmë duke i kërkuar llogari ekipit për performancën kundër lushnjarëve. Barazimi nuk u përjetua aspak mirë nga stafi teknik që shpërtheu në analizë duke kritikuar lojtarët. “Nuk ju vjen zor, çfarë ishte ajo performancë që zhvilluat dje? A keni sedër ju? Nuk e kuptoj pse jeni kaq dobët në fushë.

nicateuta

Në stërvitje paraqiteni mirë, por aty ku duhet të tregoni veten, dështoni. Më vjen turp për atë që treguat dje (të shtunën) në fushë. Po juve a ju vjen turp?”, mësohet se u ka thënë trajneri Nica lojtarëve në analizë. Zhgënjimi ishte i madh dhe 63-vjeçari i pyeti me radhë lojtarët se çfarë opinioni kishin për paraqitjen, edhe duke i provokuar.

STËRVITJA – Pas rreth 90 minutash analizë, futbollistët dolën në fushë për të filluar me përgatitjet për ndeshjen e radhës në Kupën e Shqipërisë kundër Skënderbeut. Kupa është një objektiv për bardhekuqtë, por duket se nuk e kanë “stofin” për të qenë dinjitozë dhe kompetitivë në këtë takim, pasi përballë kanë Skënderbeun.

DRILON XHEPOLLARI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"