Teuta gjen liderin e ri, një kampion si kapiten për të drejtuar të rinjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 30, 2017 | 17:01

Teuta gjen liderin e ri, një kampion si kapiten për të drejtuar të rinjtë

Teuta synon majat këtë sezon. Dhe, për të arritur këtë, domosdoshmëri është edhe gjetja e një… “lideri”. Dhe duket se tashmë një të tillë e ka në organikë. Nijaz Lena mori shiritin e kapitenit dhe, nga ajo që shihet në seancat stërvitore, kuptohet se kjo gradë i takon. Dhe një gjë të tillë po e bën më së miri edhe me të rinjtë.

Lena

Dihet që në organikën e durrsakëve elementi i ri është shtuar ndjeshëm dhe për t’i treguar “hilet” e zanatit apo për t’ia bërë më të lehtë përshtatjen, duhen leksione nga një lojtar me eksperiencë. Edhe pse strugani ka qenë vetëm një vit në Durrës, e ka gjetur shumë lehtë veten.

Sakaq, ekipi po vijon përgatitjet nën drejtimin e Gugash Maganit. Te durrsakët në stërvitje mbizotëron një harmoni, edhe pse pjesa më e madhe janë afruar në këtë merkato dhe nuk e njohin mirë njëri-tjetrin. Pas fazës në Itali dhe Maqedoni, ekipi ka marrë formë. Grupi është konsoliduar dhe lajmi i mirë është që nuk ka dëmtime. Megjithatë, “Djemtë e Detit” në këtë moment janë fokusuar te triangolaria për trofeun “Pascuçi”. Në të do të marrin pjesë edhe skuadra e Besës me Trepça ’89.

Teuta

Këto ndeshje janë një mundësi e mirë për stafin teknik për të testuar skuadrën përpara sezonit të ri. Sa u përket punimeve në stadiumin “Niko Dovana”, ato po ecin me ritme tepër të larta. Drejtuesit synojnë që gjithçka të ketë mbaruar në javën e parë të shtatorit. Dhomat e zhveshjes, dushet janë gati, ndërsa tribuna VIP është drejt përfundimit, ashtu si edhe lozhat e tjera.

Jeton Rexhmati

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"