“Teuta gati për të bërë gjëra të mëdha”, Kuro: Objektivat? Të shikojmë në janar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2020 | 21:00

“Teuta gati për të bërë gjëra të mëdha”, Kuro: Objektivat? Të shikojmë në janar

Aleksandër Kuro është një nga lojtarët që u afrua në ekipin e Teutës në verën e 2018-ës me qëllimin e krijimit të një ekipi sa më dinjitoz në Superiore. Që në vitin e tij të parë fitoi një Kupë dhe një Superkupë. Mbrojtësi i Teutës për “Panorama Sport” ndalet dhe flet për ekipin e Teutës, realitetin që po përjeton si edhe për pritshmëritë e këtij sezoni. Ai ka treguar situatën brenda skuadrës, por edhe pretendimet e fituesve të Kupës së Shqipërisë.
aleksander kuros teuta

Futbolli vazhdon bojkotin. Çfarë ndikimi ka kjo te një ekip dhe një lojtar?
Realisht është një situatë jashtë normales, pasi sot duhet të ishte java e 7-të. Ndikimi është i madh, pasi kur s’ka aktivitet, por vetëm ndeshje miqësore, nuk je në ritëm si lojtari, por ashtu edhe për klubin ka anët e saj negative, shpresoj që të rinisë futbolli.

Si ndiheni në vitin e dytë që jeni pjesë e ekipit të Teutës?
Këtu ndihem shumë mirë. Në fillim kur erdha, ishte pak e vështirë përshtatja, pasi nuk kisha luajtur më parë në Shqipëri. Oferta e Teutës ishte tunduese, por tani them se kam bërë zgjedhjen e duhur. Është një ambient shumë pozitiv ku njerëzit këtu kërkojnë të bëjnë mirë në shërbim të sportit.
teutaaa
A është ekipi i Teutës në gjendje të rivalizojë për titull në Superiore?
Pa dyshim që po. E them me bindje totale këtë gjë, duke marrë shkas nga kontingjenti i lojtarëve që ka ekipi. Përkushtimi i gjithë stafit, presidencës dhe lojtarëve bën që ky ekip të jetë i aftë të konkurrojë denjësisht. Cilin shikoni si rival ndaj objektivave të ekipit tuaj? Unë e shikoj kështu kampionatin shqiptar. Përveç Teutës, Tiranës, Kukësit dhe Laçit, të gjithë ekipet e tjera janë thuajse në të njëjtin nivel. Duke iu referuar asaj merkatoje që kanë bërë skuadrat, mendoj se të gjithë qëndrojnë njësoj. Sa për rivalë është herët për të folur tani në këtë moment që s’ka nisur kampionati.

Kampionati ka shpresë të rinisë. Mendoni se do ta nisni mbarë me tri pikë?
Ne duhet të marrim ndeshjet me radhë dhe të mendojmë vetëm për kundërshtarin e radhës. Nuk bëjmë mirë që t’i përcaktojmë objektiva këtij ekipi, do të ishte vetëm në dëm të skuadrës.

Si ndiheni në Durrës?
Po, dua të them se këtu është një ambient shumë i qetë. Këtu punon me kënaqësi shumë të madhe. Teuta është ekip i mirë dhe këtë e them me bindje të plotë. Çdo gjë këtu funksionon perfekt, edhe pse për mua këtu s’ka qenë shumë e vështirë për shkak se çunat më janë gjendur pranë.

Mund të përcaktoni një pozicion se ku do të renditet Teuta në fund të sezonit?
Vend për ekipin e Teutës nuk mund të përcaktoj, pasi ne duhet të jemi me këmbë në tokë dhe të “fluturojmë” poshtë. Do presim janarin për të parë se ku jemi dhe pastaj do bëjmë një analizë se çfarë kemi bërë mirë e çfarë gabim. Vetëm kështu mund të arrijmë diçka pozitive.

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"