Teuta, fitore dhe debutim spektakolar në Ligën Ballkanike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2018 | 17:16

Teuta, fitore dhe debutim spektakolar në Ligën Ballkanike

Debutim dhe fitore spektakolare e Teutës në Ligën Ballkanike. Durrsakët mposhtën dje në mbrëmje në një ndeshje dramatike bullgarët e Akademik Bulteks 99, me shifrat 89-86, një duel i luftuar, aq sa në fund u desh që të luhej edhe 5-minutëshi i kohës shtesë për të caktuar fituesin e takimit.

43029202_2001294929921514_5080219765910274048_n

Që sekondat e para u kuptua se rivaliteti do të ishte i madh dhe baraspeshë mes dy ekipeve që dëshmonin forcë dhe dëshirë për të arritur te fitorja. Minutat e para ishin më të mira për rivalët e Teutës. Loja e tyre ka shpejtësi dhe saktësi, aq sa fillimisht shifrat tregojnë 2:11…

Durrsakët e marrin veten shpejt dhe rikuperojnë disa pikë. Në periodën e dytë loja nis me dy trepikësha radhazi të bullgarëve, mirëpo Teuta reagon mjaft mirë dhe nuk lejon shkëputjen e tyre të mëtejshme. Jo vetëm barazon rezultatin në 31-31, por merr edhe avantazhin me Hamatin (37-35), ndonëse e gjithë pjesa e parë (dy periodat e para) mbyllen me vetëm një pikë avantazh të Akademik Bulteks (37-38). Baraspesha vazhdon edhe pas pushimit…

43734663_2007698289281178_445476932813848576_n

Pas pothuajse gjashtë minutash loje të këtij fraksioni, rezultati shënonte 47-47. Një minutë nga fundi i periodës së tretë, Kopes me dy zhytje spektakolare radhazi entuziazmon publikun vendës, duke dhënë shkëndijën se 10-minutëshi i fundit do të ishte i gjithi për Teutën. Dhe realisht kështu duket, sepse fillimi flet krejtësisht për formacionin shqiptar, aq sa miqtë nga Bullgaria në katër minutat e para  nuk shënojnë asnjë pikë.

Bregdetarët në një moment shkuan deri në 11 pikë avantazh (64- 53), por ndoshta euforia u bëri keq, sepse papritur përgjumen dhe bullgarët bëjnë të pamenduarën… Ata jo vetëm barazojnë, por marrin edhe avantazhin me dy pikë, ndërsa kishte mbetur vetëm një minutë e gjysmë loje. Sekondat ecnin, trajnerët vazhduan me ndërhyrjet e tyre taktike, ndërkohë që publiku vendës i gjithi në këmbë shpresonte ende…

teuta

Në sekondën e fundit të kësaj periode miqtë kryesonin me 2 pikë (73-75), por ishte pikërisht ky momenti i kthesës. Shestani me një gjuajtje të tij në limit tregohet i saktë dhe barazon gjithçka 75-75, duke dërguar ndeshjen në shtesë (5 minuta të tjera). Pas këtij momenti, ka entuziazëm te lojtarët e Teutës dhe publiku i tyre i shtyn edhe më shumë, një atmosferë që u reflektua edhe në pikë sepse pavarësisht panikut të mbrojtjes së rezultatit, vendësit e udhëhoqën nga fillimi në fund shtesën, duke bërë që në fund festa të jetë vetëm për ta.

ROLAND GJINI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"